Rama i ashpër me Kurtin e Vuçiç: Kundërshtuan draftin pa e lexuar! S' jemi të interesuar për lojë luftash

Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës ndaj draftit të propozuar nga ai lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së mbajtur në përvjetorin e 32-të të PS-së, Rama tha se ishte krenar për qëndrimet që socialistët kanë mbajtur gjatë qeverisjes ndaj Kosovës.

Rama tha se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen. Ndërsa tha se arsyeja përse hartoi një draft projekt mbi këtë çështje është për faktin se Shqipëria nuk dëshiron tensione në rajonin ku ndodhet.

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe hjo me cfarë tha.

E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”- tha Rama.

Ndërsa sa i takon marrëdhënies me Kurtin, Rama tha se të dy kanë qëllime të njëjta por pranoi se nuk rrugët e tyre janë gjithmonë e më të ndara për arritjen e këtij qëllimi.

“Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomosd kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”-shtoi kreu i ekzekutivit.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës e komentoi si me ‘zero rëndësi’ draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se nuk kanë nevojë për ndërmjetësim por për mbështetje. Ndërsa Bashkimi Europian e vlerësoi draftin e Ramës duke e konsideruar si të një rëndësie shumë të lartë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Rama i ashpër me Kurtin: Përplasja me aleatët aventurë pa kuptim dhe kotësi

 

Përplasjen e Kurtit me ndërkombëtarët sa i takon veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, Rama e konsideroi si një aventurë pa kuptim. Ndërsa theksoi se ka të njëjtin qëllim me Kurtin por rrugët e tyre totalisht të ndryshme.

“Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”-shtoi kreu i ekzekutivit.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë