Veriu i Kosovës, Kurti i dorëzon BE-së planin me 5 pika! Refuzon draftin e Ramës: Çoja Vuçiçit për shqiptarët në Luginë! Propozoja në “Ballkanin e Hapur"

Qeveria e Kosovës ka përgatitur një plan me 5 pika për t'ia dorëzuar Bashkimit Europian me qëllim depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. 

Në një dalje për median, paraditen e sotme, (13 qershor) kryeministri Albin Kurti tha se ka kërkuar takim urgjent me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell për të disktuar për planin, madje mundësisht ky takim të bëhet brenda kësaj jave, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga Brukseli se kur mund të jetë ky takim.

Sa i takon draftit të Asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Kurti tha se në vend se të dalë me propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, t'ia propozojë presidentit Vuçiç si draft-statut për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke i kujtuar nenin 8 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas të cilit kryeministri e ka obligim të mbrojë shqiptarët kudo që janë.

Plani me 5 pika në Bruksel

Planin me pesë pika për depërshkallëzimin e situatës në Veri, Kurti tha se e ka prezantuar edhe në takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it që pati mëngjesin e sotëm. Propozimi i Prishtinës drejtuar Brukselit është të nisë me sundim të ligjit në veri, identifikimin dhe ndjekjen penale të grupeve kriminale, tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme. Pas një vlerësimi të përbashkët të sigurisë në veri mes policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i të shpallen dhe zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës,

"Kjo është oferta ime dhe pres përgjigje dhe diskutim të mëtejshëm për Brukselin. Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar se do të bëhej kryetar i Komunës. Aleksandër Jabllanovic u tërhoq nga gara me kërkesë të Beogradit. Nuk po caktoj datën por na duhet që procesi ta ketë fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë, tha Kurti. 

Plani pesëpikësh i Kurtit për uljen e tensioneve në veri
Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët
Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës
Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.
Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri
Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave

Refuzon draftin e Ramës 

Duke iu përgjigjur gazetarëve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të qartë qëndrimin e tij refuzues, - edhe pse pranon se nuk e ka lexuar përmbajtjen - ndaj draftit të asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, që ky i fundit thotë se ia ka dorëzuar në tryezë presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. 

Duke i cituar nenin 8 pika 1 të Kushtetutës Shqiptare, sipas të cilit kryeministri ka obligim të mbrojë shqiptarët jashtë kufijve të saj, Kurti thotë se këtë draft, Rama duhet tia propozojë presidentit Aleksandër Vuçiç për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në takimin e radhës të "Ballkanit të Hapur" ku Kosova nuk është pjesë.

“Nuk kam dyshim se Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu, unë propozoj që Rama këtë draft status të ia propozojë Vuçiçit më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ja bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ja propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën. Aq më tepër që neni 8 thotë që Republika e Shqipërisë mbron shqiptarët jashtë kufijve të saj" tha Kurti 

Duket se propozimi i draftit të asociacionit ka krijuar një situatë tjetër jo komode mes dy kryeminsitrave Kurti e Rama të cilët nesër do të takohen në Gjakovë për të mbajtur mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.

Dy kryeministrat "kanë rënë dakord për të mos rënë dakord". Kurti pranoi se ka pasur kontakte të vazhdueshme me kryeministrin Rama por tha se temë e diskutimit kanë qenë pikërisht marrëveshjet që pritet të miratohen nesër. 

Unë nuk e di atë draf statut, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi nëse kemi taksimin e dy qeverive ku na presin marrëveshje të reja", tha Kurti. 

As presidenti i Serbisë nuk e ka pritur mirë draftin që Rama propozoi më 8 qershor përmes një konference të jashtëzakonshme në Tiranë.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç në një intervistë për një televizion serb.

Rama: Po luani loje luftash

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste shprehu hapur keqardhjen për faktin sesi Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti  refuzuan draftin e tij për asociacionin pa e lexuar përmbajtjen. Rama, u çoi mesazh madje se nëse ata donin të luanin lojën e luftrave, shtetet e tjera të rajonit nuk ishin të interesesuar për këtë. 

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me cfarë tha.

E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”- tha Rama dje në fjalimin e tij mbajtur në Pallatin e Kongreseve më 12 qershor 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Kurti: Nuk u kërkoj dot dorëheqjen kryetarëve të komunave në veri! Prokuroria të mos qëndrojë pasive para grupeve kriminale që sulmuan KFOR-in

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është etike dhe as ligjore t’u kërkojë dorëheqjen kryetarëve të rinj të 4 komunave në veri të vendit. Ai shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje ligjore, për të vijuar më pas me negocimin për të caktuar datën kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Doreheqja është akt moral, besoj se atyre nuk u vjen mirë të ketë pjesëmarrje kaq të ulët. Zgjidhja duhet të jetë ligjore, por nuk kam të drejtë t’u kërkoj dorëheqjen.  Presidentja e ka përmendur mundësinë që nëpërmjet nënshkrimit të qytetarëve të vijmë në atë situatë që për mendimin tim është më e arsyeshme. Grupet kriminale duhet të largohen sepse shumë prej tyre kanë ardhur nga Serbia. Vijnë në Kosovë që të tentojnë destabilizim. Largimi i tyre kontribuon në stabilitet”- u shpreh kreu i ekzekutivit.  

Kurti pati edhe kritika për prokurorinë e shtetit që sipas tij po qëndron pasive sa i takon sulmeve që grupet kriminale në veri të Kosovës kanë bërë ndaj forcave të policisë dhe KFOR-it.

“Nuk e kuptoj prokurorinë e shtetit që përkundër qindra fotografive të shkeljeve të ligjit, nuk ka veprime. Është përsëritje e situatës së krijuar në dhjetor të vitit të kaluar me 16 barrikada në veri, nuk pati asnjë akuzë. Për mua mbetet e pakuptimtë si është e mundur një pasivitet i tillë nga ana e prokurorisë së shtetit”- tha Kurti.

Ora 11:49
Tensionet në veri, Kurti: Nuk e kam lexuar draft statutin e Ramës për asociacionin e komunave serbe

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk e ka lexuar draft statutin e Ramës për asociacionin e komunave serbe në veri.

"Unë i besoj Ramës që beson se ai model është i mirë për pakicat kombëtare. Duke u bazuar në kushtetutën e Shqipërisë, neni 8 pika 1, por edhe në kontekstin politik, vetëm po tregoj ku është adresa dhe cila do të jetë kërkesa për këtë model. Unë nuk e di atë draf statut, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi nëse kemi taksimin e dy qeverive ku na presin marrëveshje të reja", tha Kurti.

Ora 11:46
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Kam kërkuar takim të nivelit të lartë që këtë javë në Bruksel, të mbahet sa më parë

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se i ka kërkuar Brukselit që ta mbajnë sa më parë një takim të nivelit të lartë. Ai thotë se është e udhëz që ky takim të mbahet që këtë javë.

Unë kam kërkuar të takohemi që këtë javë, që të takohemi me Borrel që është ndërmjetësues është numri 2 i BE, pas Von der Leyen. Është ministri i jashtëm i BE, ai është adresa ku zhvillohen këto bisedime, dhe kemi nevojë për një takim të nivelit të lartë sa më parë, mund të them sa më parë, brenda kësaj jave.

Ora 11:45
Albin Kurti refuzon draftin e Ramës për asociacionin: Çoja Vuçiçit, i duhur për shqiptarët e Preshevës

 

Në konferencë për median kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka parë dhe as lexuar draftin e asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama

Unë i besoj Ramës, që ai beson se ai model është  i mirë për pakicat kombëtare. Por dhe duke u bazuar në Kushtetën e Shqipërisë, neni 8 pika 1 por dhe kontenstin politik ku ndodhemi unë po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model. Adresa Beogradi. Kërkesa për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk e di nuk e kam lexuar por i besoj Ramës, që ai beson se ai model është  i mirë dhe i duhur. Kurti tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ramën për mbledhjen e përbashkët të qeverisë që do të mbahet në Gjakovë nesër.

Por çfarë thuhet në pikën 1 të nenit 8 të Republikës së Shqipërisë?

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”

Kjo ishte edhe përgjigjia e Kutit ndaj Ramës, duke i kërkuar këtij të fundit që të mbrojë të drejtat e popullit shqiptar që jeton në shtetin e Serbisë, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Ora 11:40
Drafti i Ramës për Asociacionin, Kurti: Meqë e mendon të mirë, le t’ja prezantojë Vuçiçit të njëjtën gjë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu përgjigj draftit të Raës për Asociacionin duke i kërkuar këtij të fundit që një draft për komunat me shumicë etnike, t’ja paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuiçiç për Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën në takimin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur.

“Nuk kam dyshim se Rama beson që propozimi i tij është i mrië dhe duke qenë kështu atëherë ajo që unë propozoj është ë kryeministri Edi Rama këtë draft statut t’ja prezantojë Vuçiçit në takimin e rradhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc. Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ja bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ja propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën”-tha Kurti.

Ora 11:36
Tensionet në veri, Kurti: Duhet procesi i ri zgjedhor por më parë të arrestohen kriminelët që dhunuan ushtarët e KFOR e gazetarët

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se zgjedhjet e lira në veri të Kosovës janë të domosdoshme por se më parë duhet të arrestohen ata që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR e gazetarëve si dhe të ketë një fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë në veri.

"Jam i intersuar të ketë zgjedhje të reja në 4 komunat në veri por ata të tjerët nuk kanë fare legjitimitet. Duhet një proces i ri zgjedhor, por më parë kriminelët të përballen me drejtësinë e kandidatët që garojnë në zgjedhje ta bëjnë të pafrikësuar.

Kjo është oferta ime dhe pres përgjigje dhe diskutim të mëtejshëm për Brukselin. Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar se do të bëhej kryetar i Komunës. Aleksandër Jabllanovic u tërhoq nga gara me kërkesë të Beogradit. Nuk po caktoj datën por na duhet që procesi ta ketë fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë" tha Kurti

Ora 11:33
Kurti: Të mbahen zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës dhe të rikthehemi në tryezën e dialogut me Serbinë

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri me dije se do të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut të vendit. Gjithashtu tha se do të ketë zvogëlim të pranisë së policisë së Kosovës duke përfunduar me pikën e 5-të ku drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Propozimet e Kurtit nga pika 2 deri tek 5:

2-Do të zvogëlohet prania e policisë së Kosovës në veri të vendit.

3-Policia e Kosovës dhe KFOR-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë për të garantuar ambient të sigurt

4-Qeveria e Kosovës do të shpallë zgjedhje të parakohshme në veri, të cilat do zhvillohen në

5-Kosova dhe Serbia rikthehen në dialogun e ndëmjetësuar nga Brukseli.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoni: 14/06/2023 06:58

    TE PAKTEN SHQIPTARET E SHIKOJN CA KA ZGJEDHURE SI KRYEMINISTER NJE QE RRESHTOHET ME KUNDESHTARIN E VLLAIT EDHE SIKUR GABIM TA KETE VLLAI NUK I DILET KUNDER PO RAMA ESHTE KUNDER PER CDO GJE SEPSE ATIJ I INTERESON VETEM SUNDIMI I TIJ NE SHQIPERI DHE ZBATIMI I URDHERAVE KTHEJE SHQIPERIN NE AZIL DHE POPULLOHE ME BONOR NGA BOTA 3

    Përgjigju
  • Shqiptari: 14/06/2023 00:53

    Jo o Ramë, jo. Nuk ulet i yti dhe ta barazosh me një armik shekullor që ka ndërruar qimen por jo vesin. Serbia luan lojë të pisët me Kosovën që kur tërhoqi ushtrinë dhe sot po jep frytet. Madje Nanua kur Milloshevici ia mësyni Kosovës me spastrim etnik, tha: është çështje e brendshme e Jugosllavisë. Po njësoj si ti sot. Greqia po fërkon mirë duart se sëshpejti do kërkojë asocacion për minoretin etnik grek në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Lui: 13/06/2023 21:56

    Politikan dhe udheheqes shteti qe percan vetem Albin Kurti mund te ishte, dhe ne Shqiperi eshte Sali Berisha. Te dy frymezojne popullin qe te kene ndjenje urrejtje i pari Kosove-Shqiperi, dhe i dyti veri-jug. E tha mire Bukoshi, pavaresisht qe une personalisht nuk kam asnjelloj simpatie per veglen e Berishes si Bukoshi, por ai tha qe Albin Kurti eshte nje aksident politik dhe shume i rrezikshem. Ka per ta marre ne qafe popullin ne Kosove. Do e fillojne me pezullimin e vizave, dhe do vazhdohet me pezullim fondesh dhe larg qofte me ndonje sanksion tregtar. Se pastaj do t'a shikojne mire cdo te thote te besh te fortin me SHBA.

    Përgjigju
  • TANI: 13/06/2023 21:18

    Sa keq kane perfunduar kosovaret, por eshte me se me vend thenia se cdo popull meriton qeverine qe ka. Kot merreni me kosoven sikur albin idioti te kete dalur nga hici..keta e kane votuar dhe kete meritojne sepse keto jane..bravo kosova ..rrini aty ku jeni dhe per nja 100 vjet e mos na cani trapin..

    Përgjigju
  • Faik: 13/06/2023 20:24

    Albin Kurti GJENIAL ! ALBIN KURTI ATDHETAR dhe PATRIOT !! POLITIKANÈT e SHQIPÈRISÈ FJNDÈRRINA , HAJDUTÈ , TÈ KORRUPTUAR , MERCENARÈ , NAFKO-TRAFIKANTÈ dhe TRADHÈTARÈ qè SHESIN TERRITORE , ashtu siç kanè bérè me Greqinè duke i dhuruar TOKÉ BUKE GérrQisé pèr VARREZA GREKE i thénçin qè NUK EKZISTOJNÈ as Grekè tè Réné dhe as DREQ e BIR !! Ai KRYEKRRIMINELI tjetèr Berisha shkoi dhe i dhuroi DETIN JON !!! KRIMINELÉ , TRADHTARÉ , ANTISHQIPTARÉ , GJAKPIRÈS dhe GJAKPRISHUR gjithè Politikanèt e PÈSHTIRÉ tè SHQIPÈRISÈ , té kètyre 33 VITEVE SHKÈRDHATOKRACI nè SHQIPÈRI !! RROFTÈ ALBIN KURTI !! RROFSHIN gjithè SHQIPTATÈT anè e mbanè GLOBIT , pèrveç TRADHTARÉVE dhe HAJDUTÉVE ! MOS u TUT ALBIN ❤️, vetém PÈRPARA

    Përgjigju
    • Shqiptar: 14/06/2023 00:05

      Hahahahaha hajde hajdar hajde, fiks si Salih Bajga, qe si tutet Amerikes dhe Albini ka dit te msoj nga mentor Bajga, mos u tut o shoq se ty sta ben syrri terr, as per Usa e as per Nato. Sa te kesh te Vetezhvendosurit nga mbrapa o burra perpara, se pastaj sngelet vetem tja fusni njeri/tjetrit. Sa do te quheni, te VeteTaposur

  • Gjergj: 13/06/2023 18:55

    RESPEKT, DINJITET, SHQIPTARI,,kyèshtèAlbinKurti.Unè jam shqiptar i "shtetit amè". Kush ka njè "nènè" tè tillè,si kjo e drafteve qè prezantojmè ne sot,,,,ai nuk ka asgjè, thjesht asgjè. I mbytur nga skandalet dhe burgosjet e gjithè kabinetit tè tij ministror, kryeministri ynè, nè mungesè tè ndonjè surprize pozitive nè Shqipèri, po bèn kamarierin e Vuçiç, pa e pyetur askush. Ju lutem NA FALNI pèr kètè njeri. Ai, nuk flet nè emrin tim. Nèse do tè mbrojè shqiptarèt ai,,,,LE TÈ MOS I VJEDHÈ MÈ. Kaq e thjeshtè èshtè.!!!

    Përgjigju
  • Bylis: 13/06/2023 18:15

    Rama eshte ber mbret ne shqipri e kujton se eshte teper i zgjuar e i mprehte per tu ber lojtar nderkombetar. Por jasht kufjjve, as nuk e pjerth askush

    Përgjigju
  • Thoma: 13/06/2023 16:41

    Hallal qumeshti I nenes o Albin ❤️ te bej njohje reciproke Po deshen , je aty ku ka nevoj shqiptaret

    Përgjigju
  • tani: 13/06/2023 14:56

    rri urte o rama,,o hajvan,, shiko hallet e shqiperise,,qe nuk kane te sosur... mos u merr me kosoven..nuk eshte puna jote ajo ...

    Përgjigju
  • Mjeku: 13/06/2023 13:24

    Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Katastrofe te shohesh EULEX perseri ne Kosove. Albin je perfundimisht nje idiot i dobishem i Serbise. Duket hapur qe deshtove dhe po kerkon meshire me keto pikat e tua.

    Përgjigju
    • Thoma: 13/06/2023 16:23

      Pershendetje ! Vetem mjek nuk je ti . Po si mor shoku ? Sa vjet ka kosva shtet I pa varur ? Edi rama I vuri ne zgjedhjet e para kryetaret pa opoziten ? Po ku pse mos ti vendosi ? Ja kerkon kushtetuta . Amerika NATO erdhen se kishte genocid , dhe ok e perkrah . Por nese Jan zot shtepie nuk vendosin Albinin apo dhe te tjeret me par kryeministra e president , vendosin nje njeri te tyret

  • ditmir: 13/06/2023 12:56

    Nuk e kuptoj se cfar mut mbledhjesh mbidis dy qeverive bejne keta plera se nuk po meren vesh me njeri tjetrin e jo me Vicicin. Do i vesh vatanit zjarr ver ne krye nje kosovar. KFOR duhet te largohet nga Kosova se e mbron vendin gomari Kurti me qeverine e ndyre qe ka.Edi hiq dore nga hipokrizite se te ka hypur vetja ne qejf dhe po fluturon me presh ne b*the, derrat derra mbeten.

    Përgjigju
    • Arbëri: 13/06/2023 14:43

      Ju shumë komentues je vetëm gomar shqipfolës dhe asgjë tjeter. Serbis nuk e njifni, të ju rrojë vucici fashist

  • Ndergjegja: 13/06/2023 12:54

    Te korruptuarit e Prishtines@Tiranes kudo qofshin ne opozite apo pushtet,te lire apo ne burgun e Hages kane fundin e afert si plehra te histotise shqiptare. Populli kosovar e ka lare me gjak pavarësine dhe farketuar aleancen perendimore po me gjak. Keshtu qe te zgjedhurit e tyre,SHTETARET E PA KORRUPTUAR ALBIN KURTI DHE VJOSA OSMANI JANE NE KRYE TE DETYRES DHE ZBATIM TE KUSHTETUTES E NE SHERBIM TE REPUBLIKËS KOSOVËS.

    Përgjigju
  • Agron: 13/06/2023 12:39

    Per ty dhe per ca kosovare si ty duhet me vene perseri rregjimin e vizave per te hyre ne shqiperi,byc grisur qe kujton se je izrael por nuk je me shume se palestine,shtet i mbaruar qe vetem qymyr dhe suxhuk prodhon.

    Përgjigju
    • fero: 13/06/2023 20:54

      Goni ate suxhukun e hani shume ne shqiperi se ????????

  • Albfire: 13/06/2023 12:15

    Kurti po sillet tamam si nje vegel e Serbise. Cdo veprim qe ben, e largon Kosoven nga partneret. Mos harrojme se patriotizem eshte te duash me te miren per vendin tend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati