Kryeministri Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, në Greqi, gjatë qëndrimit të tij atje, në kuadër të Simpoziumit SYMI.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se me Lajçak kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Mirosllav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar në Twitter Kurti.
Të hënën e kaluar Lajçak dhe Bislimi njoftuan se janë dakorduar për hapat për shtendosjen e situatës në veri të vendit.
Hapat e dakorduar janë: zvogëlimi i menjëhershëm i prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimi i vazhdueshëm i gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosja e bazës së nevojshme ligjore.
Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë.
Për të kundërshtuar këtë, serbët lokalë kanë mbajtur protesta. Më 29 maj, nga përplasja e protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it kanë mbetur të lënduar dhe plagosur 30 pjesëtarë të tyre.
S.S/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
49.2%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 5543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Mbyllen 4 qendra serbe për punë sociale në veri, dyshohet se 'shkelën vullnetin e votuesve'
21 Shkurt, 11:36
-
Arben Qirezi: Kosova dhe pasiguria e aleancave, a i kanoset Kosovës kriza ekzistenciale?
21 Shkurt, 08:45
-
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?
20 Shkurt, 21:42
-
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë
20 Shkurt, 19:18
-
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon rezultatet paraprake për votat e partive politike
20 Shkurt, 11:47
-
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova: Nga një marrëdhënie e veçantë në një marrëdhënie më të ndërlikuar
20 Shkurt, 11:12
-
Eurodeputetët kërkojnë që Kosova të mos mbetet zonë gri në integrimin evropian
20 Shkurt, 10:46
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41
-
Negociatat SHBA-Rusi, trupat amerikane mund të largohen edhe nga Kosova?
20 Shkurt, 08:26
-
Largohen trupat amerikane nga Kosova? NATO e mohon: SHBA vazhdon të luajë rol themelor në KFOR
20 Shkurt, 07:58
-
Kurti injoron prokurorinë speciale si Berisha/ Sheholli: Shembullin e tij mund ta ndjekin dhe serbët në Kosovë! Bilalli: Donte të ulte kostot elektorale, por tani duhet të dëshmojë
19 Shkurt, 20:09
-
Beleri i bën thirrje BE-së t'i japë përparësi të drejtave të minoritetit grek në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë
19 Shkurt, 17:40