'Kurti të ndalë terrorin!' Serbët në Rudarë bllokadë shqiptarëve në kufi, bllokojnë makinat që duan të udhëtojnë drejt Serbisë

'Kurti të ndalë terrorin!' Serbët në Rudarë bllokadë shqiptarëve në kufi, bllokojnë makinat që duan të udhëtojnë drejt Serbisë

Foto nga Mitrovica e veriut

Mediat serbe shkruajnë se sot (5 Shkurt) serbët do bllokojnë rrugët për makinat me shoferë shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Serbisë.

Bllokimi i mjeteve do të nisë në mesditë e do të zgjasë për 3 orë, në shenjë kundërshtimi të “terrorit” që ata pretendojnë se qeveria e Kurtit po u bën serbëve.

Në bllokim thuhet se përfshihen të gjitha automjetet e drejtuara nga shqiptarët përmes Merdarit, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës.

“Terrori që po përjeton populli serb dhe pakicat e tjera është bërë i padurueshëm dhe është afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, thuhet në njoftim.

Ata i kërkojnë presidentit Vuçiç, ministrit të Jashtëm Daçiç dhe qeveritarëve të tjerë të Serbisë që t’u dërgojnë një letër të gjitha organizatave ndërkombëtare, për të ndalur urgjentisht terrorin dhe arrestimin e serbëve të pafajshëm.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Analiza: 05/02/2024 13:18

    Nese ballkani perendimor pritet te futet ne eurozone dhe Meqe edhe Serbia do jete ne eurozone nuk ka asnje kuptim qe te paguhet akoma me Lireta apo Marka gjermane apo me dinar apo kuna croate ndaj vendimi per unifikim momedhe eshte komplet I drejte madje edhe Serbia vet duhet te aplikoje per eurozone si kusht avancimi ne kaputujt e negociatave , kjo qe beri Albin Kurti ishte nje hap tjeter drejt EU dhe eurozone , pra kalimi total ne Euro (€) sic ka edhe nje tjeter vend ne ballkanin perendimor sic eshte mali zi qe perdor euro ! Precedent ka dhe besoj vendimi duhet te futet ne fuqi qe ne qershor 2024 pra afat tre apo kater muaj per kalimet tranzitore te monedhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!  (VIDEO)

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)