Kurti: Vuçiç flet për Kosovën sikur
të ishte komandant ushtrie

Kurti: Vuçiç flet për Kosovën sikur<br />të ishte komandant ushtrie
Albin Kurti, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Vetëvendosje nuk ka qenë kurrë kundër dialogut në parim, por kanë qenë kundër dialogut pa parime, raporton “Zeri.info”.

"Në dialogun e 6 viteve të fundit, 2 gjëra janë përjashtuar kategorikisht, historia dhe ekonomia", ka thënë ai.

Ai tha se ne jemi dëshmitarë që kreu i Serbisë ka nis një dialog të brendshëm në Serbi, dhe ne nuk duhet të dialogojmë me Serbinë pa përfunduar ai.

"Nëse fillohet çfarëdo dialogu me Serbinë, atëherë nuk e dimë se me çfarë Serbie po dialogojmë, pra duhet të presim përfundimin e dialogut të brendshëm", ka thënë Kurti.

Kjo sipas tij sepse ne nuk e dimë se çfarë mund të përgatisin ata, dhe duhet ta presim përmbajtjen dhe orientimin e këtij procesi të brendshëm atje.

Ai mendon se shenjat e para të këtij procesi nuk janë të mira.

"Ky dialog është bere me idenë se nëse nuk dialogojmë duhet të luftojmë, por kjo gjë nuk është na kontrast me luftën, por në fakt dialogu është kontrast me punën", tha Kurti.

Ai gjithashtu shtoi se nuk duhet të anashkalojmë historinë e dialogut, dhe se nuk ka logjik që të vazhdoj ky dialog pa u hetuar se kush çka bëri qe 6 vite.

Ndër të tjera Kurti ka thënë se Kosovës aktualisht nuk i duhet dialogu me Serbinë, por i duhet zhvillimi dhe drejtësia.

Ai ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kur flet për Kosovën, flet sikur të ishte komandant.

Këto komente ai i bëri gjatë një tryeze të organizuar nga KFOS, me qëllim të diskutohet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot