Kurti: Kemi identifikuar 45 persona për sulmet në veri! Janë paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj Kosovës, por janë të padrejta

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës kanë identifikuar 45 persona, që sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona – identifikim i saktë – që kanë marrë pjesë në sulme, në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Por, njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës te shok bombat, por edhe të plumbave qofshin ata të automatikëve ose revolverëve”, tha Kurti.

Kurti tha se as “as çereku” i të dyshuarve për sulmet në veri nuk janë arrestuar, “prandaj e kemi këtë situatë”.

Ndër të tjera, Kurti tha se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por sipas tij, aktualisht Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante, që duhet të kalojnë nëpërmjet Kuvendit.

Ai deklaroi të hënën (3 korrik) se rreth 149 milionë euro janë të bllokuara.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anuluar, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë. Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.

Të dielën derisa përuroi një park në fshatin Davidovc të Shtimes, Kurti deklaroi se Kosova është e gatshme dhe e interesuar më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër.

“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht ë të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur ai.

Kurti komentoi edhe sanksionet që i janë vënë Kosovës. Ai i ka cilësuar sërish si të përkohshme masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i vlerësuar njëherësh këto masa si të padrejta.

Tre janë pikat ku përmblidhen sanksionet ndaj Kosovës:

1. Përjashtim nga takimet e nivelit të lartë. Pra ministra, zëvendësministra dhe sigurisht kryeministri Albin Kurti nuk do të ftohet më në asnjë takim të nivelit të lartë.

2. Do të pezullohen takimet që janë pjesë e e MSA , komitete, nen komitete etj,  derisa të rikthehet gjendja normale e raporteve të Kosovës me BE

3. Tërhiqet mbështetja financiare për projektet me interes te veçantë për qeverinë

Vendimi është marrë nga takimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për sulmet ndaj gazetarëve, por edhe për ngjarjet e dhunshme të 29 majit në Zveçan. Atë ditë, protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke lënë të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Sanksionet e BE-së për Kosovën, Kurti: Masat janë të përkohshme dhe të padrejta! Jemi në kontakt të përditshëm me ndërkombëtarët

1687271490_albinkurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i vlerësuar njëherësh këto masa si të padrejta.

Kurti me këtë rast ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave.

 “Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që t'i kalojmë ato kredi e grande në vlerë prej 149 milionë euro që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë”, tha kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona. Është identifikim i saktë që ata kanë marrë pjesë në sulme dhune ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë”, tha Kurti duke treguar opinioni veçse e ka parë se çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor.

Qytetarë serb, siç tha ai, janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji.

“Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste. Nëse nuk do t’i shpallinim do të bënim shkelje dhe dëm”, tha Kurti.

Ai ka thënë se me BE është në kontakt në përditshëm.

“Dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak. Jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.

Tre janë pikat ku përmblidhen sanksionet ndaj Kosovës:

1. Përjashtim nga takimet e nivelit të lartë. Pra ministra, zëvendësministra dhe sigurisht kryeministri Albin Kurti nuk do të ftohet më në asnjë takim të nivelit të lartë. 

2. Do të pezullohen takimet që janë pjesë e e MSA , komitete, nen komitete etj,  derisa të rikthehet gjendja normale e raporteve të Kosovës me BE 

3. Tërhiqet mbështetja financiare për projektet me interes te veçantë për qeverinë 

Vendimi është marrë nga takimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së. 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 03/07/2023 16:29

    Masat jane te padrejta thote Albini.Eshte njelloj sikur nuk e ke then fare.Albini po vepron me pabesi ndaj USA sepse ishte Amerika qe beri te mundur krijimin e Kosoves.Albini duhet te degjoje keshillat e Amerikaneve dhe jo te jistifikohet duke thene ata p perkrahin serbine. POr kur e sulmuan Serbine dhe formuan Kosoven- a i kujtohe AlbinitTani qe ata e krijuan Kosoven dhe nuk mund te kthehen pas Albini shfrytezon pikerishte kete qe ata nuk mund ta zhbejne me KOsoven.Te kapur ne kete kurth nga Albini ata nje dite mund te thone vrafshi veten, beni ctedoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë