'Kurum' mbyll uzinën e çelikut: Kemi ndërprerë punën nga vështirësitë ekonomike, s’ka lidhje me mbetjet toksike! Punonjësit do paguhen edhe 3 muaj

'Kurum' mbyll uzinën e çelikut: Kemi ndërprerë punën nga vështirësitë ekonomike, s’ka lidhje me mbetjet toksike! Punonjësit do paguhen edhe 3 muaj

1724255035_Screenshot3.jpg

Kurum ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit. Përmes një deklarate shoqëria ‘Kurum’ thotë se shkak për mbylljen janë bërë vështirësitë ekonomike dhe se nuk ka lidhje me skandalin e mbetjeve toksike, të cilat janë blerë nga forma ‘Sokolaj’ si ‘oksid hekuri’, por që brenda kontejnerëve kishte mbetje të rrezikshme.

Sipas shoqërisë ‘Kurum po negociohet me Sindikatën e Punonjësve për një marrëveshje që punëtorët të paguhen edhe 3 muaj. Në fund të deklaratës së saj, kompania ‘Kurum’ thotë se shoqëria po bën remonte të linjave të prodhimit për të qenë konkurrues dhe se shpreson që të rifillojë në një kohë sa më të afër prodhimin.

‘Shoqëria Kurum International, në lidhje me lajmet për mbylljen e fabrikave dhe largimin nga puna të punëtorëve të saj, ju bën me dije si me poshtë:

Shoqëria Kurum International, deri me datën 26.08.2024, nuk ka bërë asnjë largim kolektiv nga puna të punonjësve të saj. Është e vërtetë që fabrikat e prodhimit të çelikut dhe petëzimit në Ish kombinatin metalurgjik Elbasan, kanë ndërprerë prodhimin që prej datës 1 gusht dhe 15 gusht respektivisht, por ky fakt nuk ka asnjë lidhje me njoftimet ne media per eksportin e sasive te pretenduara si mbetje te rrezikshme nga një kompani shqiptare, dhe as me sulmet mediatike ndaj shoqërisë sonë, si dhe fushatën denigruese të bërë në media deri më tani.

Shoqëria, duke parashikuar një përkeqësim të situatës ekonomike gjatë muajve në vijim, ka vendosur në fillim të muajit gusht, të filloje negociatat me sindikatën dhe procedure ligjore për një numër të caktuar punonjësish, duke u ofruar atyre alternativën e largimit nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes së të gjitha detyrimeve dhe pagesës se shpërblimit të vjetërsisë në punë sipas ligjit, me opsionin gjithmonë të rikthimit në rastin me të parë të rifillimit të punës në fabrika.

Kjo mase paraprake nuk cenon të drejtat e punëtorëve, të cilët po paguhen edhe pse nuk paraqiten në pune, sigurimet shoqërore dhe detyrimet e tjera ligjore janë paguar dhe do te paguhen sipas ligjeve në fuqi. Shoqëria është në negocim me sindikatën e punonjësve për të arritur një marrëveshje sa me të mire për të gjitha palët.

Të gjitha aludimet e tjera, për mendimin tonë, nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.

Ndërkohë shoqëria po bën remontet e duhura me punëtorët që janë aktualisht dhe mbeten në punë, për të përfunduar investimet e nisura për modernizimin e mëtejshëm te linjave te prodhimit, për të qene sa me konkurrues dhe eficente ne tregun rajonal, dhe shpreson te rifilloje procesin e prodhimit ne një kohe sa më të afërt.

Shoqëria jone, është e fokusuar në misionin e saj për të sjellë vlere të shtuar në ekonominë shqiptare prej me shume se 25 vitesh, duke prodhuar dhe tregtuar pavarësisht vështirësive të panumërta të industrisë dhe tregut shqiptar, çelikun shqiptar, markën Kurum, për atë që me mund e sakrificat e me shume se 700 punëtorëve kemi arritur te jemi lider ne vend dhe ne rajon, duke qenë prodhuesi më i madh industrial ne vend, si dhe prej vitesh eksportuesi me i madh ne vend.

Çeliku Kurum, plotëson te gjitha standardet evropiane dhe botërore, për me tepër, plotëson kushtet për t’u konsiduar si çelik i gjelbër, prodhohet me riciklim te metaleve, me energji te gjelbër  te prodhuar nga HEC tona, dhe ne një proces teknologjik te përmirësuar dhe modernizuar ne vijueshmëri gjate këtyre viteve, për te eksportuar markën shqiptare ne rajon e ne bote.

Megjithatë, si pasoje e faktorëve ndërkombëtare, situatës ekonomike globale ne tërësi, dhe situatës se industrisë se rende dhe industrisë se çelikut ne veçanti, ne dy vitet e fundit, pas fillimit te krizës energjetike ne Europë, fabrikat tona kane vuajtur këtë situate, duke ndërprerë here pas here ne dy vitet e fundit prodhimin, dhe duke mos patur vijueshmëri gjate vitit.

Gjate gjysmës se dyte te vitit 2023 dhe veçanërisht ne 6 mujorin e pare te vitit 2024, industria e rende dhe e metaleve ne përgjithësi, dhe ajo e prodhimit te çeliqeve për ndërtim ne veçanti, vuajtën faktorët përkeqësues ekonomike globale, nder te cilat frenimi i kërkesës për investime dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike si pasoje e interesave te larta financiare, rritja e kostove nga periudha e gjatë inflacioniste post-pandemike, dhe vështirësitë ne gjetjen e lendeve te para, çmimet e larta te energjisë elektrike etj.

Çmimet globale të çelikut, pas rritjes se konsiderueshme gjate viteve 2021-2022 (lufta Rusi-Ukraine dhe kriza energjitike), kane vijuar te kenë rënie graduale me gati 29 % brenda vitit 2023 deri ne 6mujorin e pare et vitit 2024. Ne 3 mujorin e fundit, faktori KINE, ka ndikuar serish ne rënien e menjëhershme dhe te konsiderueshme te çmimeve me 10-15 % me tej, duke arritur nen nivelin e çmimeve te kohës para pandemike, konkretisht nen 460-470 usd/ton.

Ritheksojmë edhe një here qe Shoqëria po bën remontet e duhura për te përfunduar investimet e nisura për modernizimin e mëtejshëm te linjave te prodhimit, për te qene sa me konkurrues dhe eficente dhe shpresojmë  te rifillojmë procesin e prodhimit ne një kohe sa me te afërt.’- shkruan ‘KURUM’.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Skandali me mbetjet toksike, Report Tv tek zyrat e KURUM! Mbyllet Uzina e Çelikut, punëtorët në rrugë! Kompania: Kemi vështirësi ekonomike, u japim 3 muaj pagë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur