Avazi i vjetër i KURUM me pengje njerëzore po përsëritet. Kështu shprehet deputeti Socialit Erion Braçe i cili kërkon nga institucionet që të marrin masa dhe pasi kjo kompani monopol i ka shumëfishuar fitimet.
“KURUM këtë avaz ka sa herë që ndodhet keq në raport me ligjin. Shantazhon përmes punonjësve. Është skema e vjetër, skema e njohur. Të bëjmë transparencë ndërkohë që agjencitë ligjzbatuese duhet të verifikojnë vështirësitë ekonomike në KURUM. Lodra me faliment dhe vështirësi ekonomike tani, duke verifikuar si ndodhi disa vite më parë nuk duhet të përsëritet. Ajo kompani nuk na merr dot për budallenj, duke mbajtur peng qeniet njerëzore”, thotë Braçe.
Braçe thotë se është e pamundur që kompania të jetë në vështirësi financiare në kushtet kur kërkesa për produktet që uzina prodhon është në maksimum prej vitesh.
“Duke dalë nga tërmeti e duke hyrë në rindërtim, duke pasur rritje të ndërtimeve dhe ku KURUM ka dhënë kontribut të madh, duke parë çmimet e produkteve në rritje, patjetër që MONOPOLI KURUM brenda vendit nuk ka qenë me humbje por me shumë para”, pohon Braçe.
KURUM ka mbyllur uzinën duke lënë në rrugë 500 punonjës me argumentin se është në vështirësi financiare. Duke përsëritur kështu historinë e vitit 2016, kur kompania shpalli falimentin, për t’ju shmangur kredive të pashlyera, pagave të papaguara dhe për të fshehur evazionin fiskal, dhe doli nga falimenti në fund të 2018-ës, prej atij viti bilanci i saj financiar ka qenë me fitim përveç 2020, kur u mbyll ekonomia prej COVID-19.
Për skandalin me mbetjet që solli edhe mbylljen e KURUM, ka reaguar edhe Konfindustria që kërkon të nisi menjëherë hetim edhe SPAK, pasi me këtë çështje janë dëmtuar rëndë interesat kombëtare duke e konsideruar ngjarjen shfaqe e korrupsionit shtetërore.
Me këtë skandal sipas Konfindustrisë ka rënë i gjithë zinxhiri institucional, që agjencitë e licencimit, tek inspektimi mjedisor e deri tek kontrolli doganor.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11