PRISHTINE-  “Një mundësi e shkëlqyer”-vlerëson ministrja e Ekonomisë së Kosovës Mimoza Kusari vizitën e sotme të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.
 
Kryeministri Rama dhe 13 anëtarë të kabinetit po zhvillojnë një vizitë në Kosovë. Ky është takimi i parë i Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar me të marrë detyrën si kryeministër.
 
Në postimin e saj në Twitter ministrja Kusari shkruan se “Takimi është mundësi për ngritje të mëtejshme të bashkëpunimit”

Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri Thaçi me ceremoni shtetërore. Pas pritjes shtetërore u zhvillua takimi bilateral i dy qeverive.
 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)