Kush e beson LSI? Ja 47 premtimet e pambajtura në qeverisje me PD

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka njoftuar se partia që ajo drejton ka nisur hartimin e programit elektoral. Sipas saj, programi elektoral do të ketë në thelb uljen e papunësisë, rritjen e pagave, mirëqenien dhe përkrahjen e gruas. “Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë”, tha Kryemadhi. Këto premtime u reflektuan edhe në rezolutën e miratuar në Konventën e LSI ditën e djeshme. LSI nuk është një parti e sapokrijuar dhe e paprovuar nga shqiptarët.

LSI është prej 14 vitesh pjesë e ‘tregut politik’ shqiptar, ku për tetë vite ka qenë në pushtet, fillimisht (2009-2013) me Partinë Demokratike dhe më pas (2013-2017) me Partinë Socialiste. A mund t’i besojnë shqiptarët premtimet e radhës së LSI, e cila pretendon të vijë në pushtet me Partinë Demokratike? Cilat janë premtimet e saj për periudhën kur ka qenë pjesë e qeverisjes me Partinë Demokratike? Sa i ka mbajtur premtimet LSI? Shqiptarja.com sjell në vëmendje 47 premtimet më të bujshme të LSI në zgjedhjet parlamentare të 2009, nga të cilat nuk ka mbajtur qoftë edhe një, qoftë edhe pjesërisht. Një tjetër tregues që konfirmon premtimet boshe është fakti se, shumë premtime të rëndësishme që LSI i ka bërë në 2009, i ka përsëritur dje në rezolutën e Konventës.

Punësimi, Rruga e Arbrit dhe hekurudhat

Përpos shumë premtimeve të tjera, në zgjedhjet parlamentare të 2009, LSI premtoi krijimin e 100 mijë vendeve të reja pune dhe punësimin e një personi për çdo familje të varfër. Ky premtim rezulton totalisht i pambajtur dhe për rrjedhojë i ricikluar nga LSI në 2013, 2017 dhe tani në 2019. Nga të dhënat e INSTAT, gjatë periudhës së qeverisjes LSI-PD 2009-2013, numri i të punësuarve është rritur me vetëm 0.3 % në vit, që do të thotë se numri të punësuarve të rinj gjatë katër viteve është tek rreth 10 mijë. Por, ky numër nuk mund t’i atribuohet LSI pasi rritja e punësimit ishte edhe në programin e PD, si partia kryesore në koalicionin qeverisës. Dy pretime të tjera simbol të LSI ishin përfundimi i Rrugës së Arbrit dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor. Rruga e Arbrit pritet të përfundojë në 2021 nga qeveria ‘Rama’, ndërsa projektet për modernizmin e hekurudhave janë ende në letë.

Premtimet e tjera të bujshme

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2009, LSI ka premtuar dyfishimin e buxhetit për bujqësinë, shëndetësinë dhe arsimin. Këto pretime jo vetëm që nuk janë realizuar në realitet, por pas 10 vitesh, LSI premton sërish dyfishim të buxhetit për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe paga për mësuesit. LSI ka premtuar në 2009 se do të miratojë statusin e minatorit, të naftëtarit dhe mësuesit, premtime këto të pambajtura, ndonëse ishte për katër vite në qeveri me PD. Gjithashtu, LSI në vitin 2009 premtoi përfundimin e procesit të legalizimeve, dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve dhe subvencionim në masën 25-50% të in-put-eve bujqësore. A do ta besojnë shqiptarët një parti që riciklon pretimet elektorale në çdo prag zgjedhjet lokale dhe parlamentare pa mbajtur përgjegjësi për mosrealizimin e tyre? Kjo mbetet për t’u parë gjatë proceseve të ardhshme zgjedhore.

Premtimet

Në zgjedhjet parlamentare të 2009, LSI bëri 47 premtime të bujshme, nga të cilat nuk ka mbajtur qoftë edhe një, qoftë edhe pjesërisht. Madje disa prej këtyre perimeve LSI i ka përsëritur ditën e djeshme.

Besueshmëria

A do ta besojnë shqiptarët një parti që riciklon pretimet elektorale në çdo prag zgjedhjet lokale dhe parlamentare pa mbajtur përgjegjësi për mosrealizimin e tyre? Kjo mbetet për t’u parë gjatë procese të ardhshme zgjedhore.

Premtimet e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2009

1.    Krijimi i mbi 100.000 vende të reja pune (premtim bosh)

2.    Garantimi për çdo familje të varfër shqiptare minimalisht një të punësuar (premtim bosh)

3.    Politika ekonomike fiskle dhe arsimore në funksion të punësimit (premtim bosh)

4.    Lehtësira tatimore për çdo të punësuar të ri në bizneset ekzistuese (premtim bosh)

5.    Përjashtimi nga tatim fitimi për 3 vitet e para i të gjitha bizneseve të reja që punësojnë mbi 5 persona.

6.    Ofrimi i punësimit jetik për përfituesit e bonusit jetik (premtim bosh)

7.    Përfundimi sa më i shpejt i rrugës Durrës-Kukës (premtim bosh)

8.    Rruga e Arbrit (premtim bosh)

9.    Rruga e bregdetit jugor (premtim bosh)

10.  Rrugët e brendshëm të zonave me prodhim të lartë bujqësor (premtim bosh)

11.  Modernizimi i rrjetit hekurudhor (premtim bosh)

12.  Dyfishimin e buxhetit për bujqësinë brenda vitit 2010 (premtim bosh)

13.  Rehabilitimin e plotë i infrastrukturës bujqësore (premtim bosh)

14.  Subvencionimin në masën 25-50% të in-put-eve bujqësore (premtim bosh)

15.  Subvencionimin e fermerëve për produktin bujqësor dhe blegtoral në masën 20% (premtim bosh)

16.  Mbështetjen e subjekteve që investojnë në grumbullime, tregje dhe agro-përpunim të

17.  prodhimeve bujqësore (premtim bosh)

18.  Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve me tokë të paregjistruar (premtim bosh)

19.  Reformimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të produkteve ushqimore (premtim bosh)

20.  Subvencionimin e 50% të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit fasonë (premtim bosh)

21.  Infrastrukturë evropiane dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin (premtim bosh)

22.  Miratimi i statusit të mësuesit dhe profesori si dhe dyfishimi i pagave të tyre (premtim bosh)

23.  Fuqizimi i arsimit profesional (premtim bosh)

24.  Zhdukja e analfabetizmit dhe ulje ne maksimum të braktisjeve të shkollës (premtim bosh)

25.  Decentralizimi i plotë i shkollës dhe heqja e TVSH-së për arsimin privat (premtim bosh)

26.  Sigurimi i shërbimeve cilësore në spitalet publike të rretheve (premtim bosh)

27.  Sigurim i shërbimeve shëndetësore edhe në fshatrat më të largët (premtim bosh)

28.  Garantimi i barnave të sigurta dhe të shumëllojshme (premtim bosh)

29.  Sigurimi i kontrollit sanitar dhe epidemiologjik (premtim bosh)

30.  Dyfishimi i buxhetit të shteti për këtë sektor (premtim bosh)

31.  Miratimi ligjit “për moshën e mretë” (premtim bosh)

32.  Dyfishimi i pensioneve brenda 4 viteve (premtim bosh)

33.  Pension i trembëdhjetë për pensionistët (premtim bosh)

34.  Sigurim i transportit, shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve falas për qytetarët mbi 65 vjeç (premtim bosh)

35.  Miratimin e statusit të minatorëve (premtim bosh)

36.  Miratimin e statusit të naftëtarëve (premtim bosh)

37.  Kredi lehtësuese për strehimin e nëpunësve të administratës publike (premtim bosh)

38.  Rindërtimi i infrastrukturës së kulturës dhe sporteve (premtim bosh)

39.  Funksionimi i fondit të veçantë për artistët e rinj dhe të talentuar (premtim bosh)

40.  Nxitje për rritjen e cilësisë së veprimtarive artistiko-kulturore dhe sportive (premtim bosh)

41.  Ndryshim cilësor në masivizimin e sportit dhe në menaxhimin e tij (premtim bosh)

42.  Krijimi i kushteve infrastrukturore dhe materiale për sportistët elitarë (premtim bosh)

43.  Rritjen e prodhimit të naftës nga 400 mijë në orë në 1 milion ton në vit (premtim bosh)

44.  Zbatimin e standardeve evropiane në konservimin e energjisë (premtim bosh)

45.  Konsolidim përfundimtar i pronësisë (premtim bosh)

46.  Përfundimi i procesit të legalizimeve brenda një viti (premtim bosh)

47.  Procesi i legalizimeve do të paraprijë procesin e urbanizimit (premtim bosh)

 

Premtimet e LSI në 4 maji 2019

 

Punësim parësor për të paktën një nga prindërit e një familje me fëmijë.

Krijimi i fondit të shtëpive për familjet e reja.

Dyfishim buxheti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe paga mësuesish.

Nxitje e punësimit që në bankat e shkollave të mesme e profesionale.

Dhënie e certifikatave të pronësisë (fermerëve) mbi tokën.

Rritje të produktivitetit dhe eksporteve.

TVSH 0% për prodhimin bujqësor.

TVSh 6 % për produktet e shportës.

Heqja e pagesës së TVSh-së në doganë.

Subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit.

Ndërtimi i sistemit të Kartës së Fermerit.

Përfundimin e reformës në drejtësi.

Forcimin e rendit publik.

Realizimin e reformave të integrimit.

Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe monopolet.

Thjeshtimin e pagesës së detyrimeve fiskale.

Forcimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ashtubulevardi: 06/05/2019 00:33

    Shumë aktual je...Ah medet për këtë vend

    Përgjigju
  • emigranti: 05/05/2019 20:08

    Premtimi i 48 i pa shkuar u realizua me sukses (u pasurua udheheqja e partise)

    Përgjigju
  • Dr. Besnik Elezi: 05/05/2019 11:00

    LSI E BESON VETËM MUNICKA DHE ILIR FLORIRI. BANDË GRABITËSASH. LLUM PARTI.

    Përgjigju
  • Loshi: 05/05/2019 08:30

    Une personalisht dhe familjarisht edhe SUDEN do ta besoja dhe LSI HAJDUTÈRINÈ JO !!!!! KURRÈN E KURRÈS këtë Parti GRABITQARE me emrin LSI sepse janë 100% HAJDUTÈ , SEKSERÈ, MATRAPAZÈ , XHAMBAZË dhe KRRIMINELÈ të Pafytyrë !!

    Përgjigju
  • TRAMI i LULIT: 05/05/2019 08:20

    Super Adriatik Doçi ! Nxirua tè gjitha tè Palarat , HAJDUTÈVE dhe KRRIMINELÈVE të pagjykuar ende Adriatik . . . . LSI ështè njè KOPE KRIMINELÈSH dhe njè ÇETÈ e URRYER HAJDUTËSH ! Kurse PD èshtè ÇETÈ KRRIMINELÈSH , TERRORISTÈSH, dhe KOPE KRYEHAJDUTËSH

    Përgjigju
  • LSI HAJDUTÈRI ! LSI SHKRUMB e HI dhe vetëm BABÈZI në SHKËRLLATOKRACI: 05/05/2019 08:06

    LSI ështè ORGANIZATË KRIMINALE me KRYEHAJDUTË të PËSHTIRË dhe tè URRYER që i kanë bërë GJËMËN , SHQIPÈRISË këto 20 VITET e Fundit !!!!! DËMIN qè i kanè bèrè KRYEHAJDUTÈT dhe KRYEKRIMINELÈT e LSI , SHQIPËRISË , NUK ja ka bërë as OSMANËT , as NAZIZMI dhe as FASHIZMI !!!!!!! U SHOFTÈ FARA dhe RRACA e gjithë HAJDUTÈVE Politikanë që kanè VJEDHUR dhe TENTOJNÈ të VJEDHIN dhe GRABISIN SHTETIN dhe ATDHEUN tonë të përbashkët SHQIPÈRINË . TUMORE dhe KANCER për FAMILJET dhe FÈMIJÈT e HAJDUTÈVE tè POLITIKÈS , ishalla O ZOT i MADH , sa më shpejt të jetë e mundur

    Përgjigju
    • robi: 06/05/2019 13:44

      Vetem nje premtim do e mbaje kjo Nafija po erdhi ne pushtet , gjithe fermeret do paisen me nga nje dybek falas, dhe do kene te drejte per nje jave trajnim ne Jale si i bihet dybekut falas, po ashtu premtimi i dyte eshte se kush mer teseren e leshelise nga te rinjte do kete te sigurte nje vend pune ne administrate me rroge 1.5 milion leke dhe nje 10 ditesh trajnim erotik-naziskin falas dhe nje cel. falas ne haremin famekeq erotiko-naziskin ne Jale ne kembim te votes se perjeteshme per 7 breza per leshin e lise apo lesheline sic e njeh populli .

    • Raul: 05/05/2019 17:30

      Vetëm Dybeku i bën derman kësaj Nafijes se lajthitur, 30 qershori gozhda e fundit në arkivolin e leshitdhise që po jep shpirt.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë