Kush e falin më lehtë tradhëtinë, gratë apo burrat?

Kush e falin më lehtë tradhëtinë, gratë apo burrat?

Foto ilustruese

Përvojat flasin se tradhëtia është një ndër gjërat më të tmerrshme që mund të përjetohet në një lidhje dashurie. Mjafton të ndodhë vetëm njëherë, për të “shembur” besimin dhe dashurinë e ndërtuar me aq përkushtim dhe mund.

Tradhëtia është një nga arsyet më të zakonshme të ndarjes së çifteve ku studiuesit që vëzhguan 160 kultura të ndryshme në mbarë botën, zbuluan se kjo teori është e vërtetë në të gjithë globin.

Pas një kohe të gjatë të kaluar në një lidhje dashurie, njerëzit shpesh ndiejnë nevojën për t’u dëshmuar se akoma “vlejnë”.

Një flirt si rrjedhojë e një ndjenje të re, vëmendja e munguar dhe shumë arsye të tjerë cojnë shpesh drejt fundit, marrëdhënie të ndërtuara mbi vite.

Por a falet tradhëtia? Kjo mund të jetë padyshim pyetja më e zakontë që u bëhet njerëzve, por përgjigja ideale për këtë pyetje komplekse do të ishte se burrat dhe gratë dhe çdokush tjetër e sheh çdo lloj tradhëtie ndryshe.

Meshkujt zakonisht e marrin më seriozisht tradhëtinë fizike, kur partneri i tyre bën seks me dikë tjetër, sesa femrat.

Gratë e marrin më seriozisht tradhëtinë emocionale, kur partneri i tyre fillon një marrëdhënie intime me një person tjetër.

Të dyja gjinitë falin njësoj

Edhe pse çdo lloj tradhëtie e përjetojnë ndryshe, burrat dhe gratë janë pothuajse njëlloj të gatshëm të falin partnerët e tyre, me gjetjet që tregojnë se shkalla e faljes nuk lidhet me llojin e tradhëtisë.

“Na bëri përshtypje kur zbuluam se dallimet mes gjinive nuk ishin aq të mëdha. Mekanizmat që motivojnë faljen janë pak a shumë identikë në të dy gjinitë,” shpjegon profesori Leif Edëard Ottesen Kennair nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Norvegjisë, i cili ishte bashkëautor i këtij studimi të botuar në Journal of Relationships Research.

Ekipi hulumtues përfshiu 92 çifte në studim, të cilëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për problemet e përshkruara në skenarë hipotetikë ku partneri i tyre kishte kryer një lloj tradhëtie.

Një skenar përshkruante partnerin duke bërë seks me një person tjetër, por jo duke u dashuruar. Në skenarin tjetër, partneri bie në dashuri me personin tjetër, por ata nuk bëjnë seks.

Pra, sa të gatshëm ishin pjesëmarrësit për të falur partnerët e tyre? Siç rezulton, burrat dhe gratë e përpunojnë pabesinë e partnerit të tyre pothuajse në mënyrë identike.

“Shumica e njerëzve, pavarësisht nga gjinia dhe lloji i tradhëtisë, besojnë se nuk ka gjasa ta falin tradhëtinë e partnerit. Nëse një çift divorcohet apo jo, në thelb varet nga sa kërcënuese është për marrëdhënien tradhëtia që ka ndodhur. Sa më kërcënuese të jetë tradhëtia, aq më keq për marrëdhënien”, shpjegon autori i parë i studimit, Trond Viggo Grøntvedt.

Nëse dy partnerët besojnë se marrëdhënia e tyre mund të vazhdojë varet gjithashtu nga sa të gatshëm janë ata të falin njëri-tjetrin, veçanërisht pa u distancuar nga njëri-tjetri.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit

Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit