Epidemia në Europë/Kush e ka rradhën tani? 9-10 ditë është ndryshimi në përhapjen e epidemisë që ndan Italinë nga vendet e tjera

Epidemia në Europë/Kush e ka rradhën tani? 9-10 ditë është ndryshimi në përhapjen e epidemisë që ndan Italinë nga vendet e tjera

Në kurbën e përhapjes së koronavirusit, Franca ndodhet aty ku ishte dhjetë ditë më parë Italia. Buletini i fundit francez i botuar dje regjistroi 1784 të infektuar dhe 33 të vdekur.

Për sa i përket numrit të viktimave, ajo korrespondon me deklaratën e mbrojtjes civile italiane të dt. 1 mars (34 të vdekur, 1577 të infektuar).

Gjermania është ende pak prapa në kurbë nëse llogariten vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi(vetëm tre), por është e ngjashme me Francën në numrin e të infektuarve (1622).

Spanja është pak përpara në përhapjen e infeksionit. Ajo ndodhet në situatën që kaloi Italia në 2 Mars.

Nëntë deri dhjetë ditë. Ky është ndryshimi në përhapjen e epidemisë që ndan Italinë nga vendet e tjera të Europës. Dhjetë ditë në të cilat epidemia filloi të ‘vrapojë’ nga 34 në 631 viktima. Dhe për fat të keq nuk ka mbaruar ende.

Kush e ka rradhën pas Italisë?

Ishte kjo pyetja në faqen e pare të gazetës francize ‘Libération’.

Vonesa kohore me Italinë shpjegon pse ‘zonat e kuqe’, mbyllja e shkollave dhe kufizime të tjera nuk janë miratuar ende në Francë.

Dhjetë ditë mund të jenë një amshim.

Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon të përsërisë se  "Bllokimi i gjithçkaje nuk është i nevojshëm për momentin. Tani për tani nuk do të ketë masa si në Itali".

Tani për tani, në fakt.

A është kjo e Macron një qasje cinike që synon vetëm të kursejë dëmet në ekonomi?

"Shumë epidemiologë na thonë se bllokimi i gjithçkaje mund të krijojë efekte paniku dhe pasoja të tjera që përkeqësojnë epideminë", tha Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran.

Véran në TV shpjegoi se cila është strategjia e qeverisë franceze: të shmanget momenti i krizës së madhe dhe të vonojë godijen e madhe, shembjen e sistemit shëndetësorë.

Të njëjtën metaforë që përdori Angela Merkel.

“Rrafshoni kurbën, rrafshoni kurbën e epidemisë”.

Padyshim që lind pyejtja: Po pse duhet të jenë në gjendje Franca dhe Gjermania të bëjnë atë që nuk bëri dot Italia?

Dikush mund të shpresojë se sistemi shëndetësor francez, i menaxhuar direkt nga shteti, do të jetë më i gatshëm për t'u përballur me valën e tronditjes nga infeksioni I koronavirusit.

Qeveria e Parisit ka patur disa ditë më tepër kohë krahasuar me Italinë për t'u përgatitur.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse kurba franceze apo gjermane do të ngrihet si ajo italiane. Dhe atëherë ne mund të fillojmë vërtet të bëjmë krahasime midis vendeve të ndryshme të Europës.


Lajmi kryesor:

OBSH shpall PANDEMI, Italia shton masat pas 827 viktimave dhe 10 590 të infektuar! Conte: Mbyllim gjithçka, përveç nevojave themelore (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston