SHËNIM/ Masa parandaluese ndaj Beqajt, një tjetër goditje për Berishën 

SHËNIM/ Masa parandaluese ndaj Beqajt, një tjetër goditje për Berishën 

Ilir Beqaj dhe Sali Berisha

Gjykatësit e GJKKO-së me kërkesë të prokurorëve të SPAK-ut vendosën një masë parandaluese ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi e dyshojnë për shpërdorim detyre mbi procedurat e konçensionit të sterilizimit. Për Ilir Beqajn u vendos “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, masë identike me atë të vendosur për Sali Berishën, i dyshuar për korrupsion në procedurat e privatizimit të Klubit Partizani. 

Si reagim i parë, Beqaj nuk bëri apelim edhe pse konsideron se janë kryer shkelje proceduriale, dhe dha dorëheqjen nga detyra e përgjegjësit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Gjithashtu deklaroi se do të paraqitet në SPAK ashtu siç e ka vendosur gjykata çdo javë, pa inskenuar një revoltë në Parlament DHE pa nisur një proces publik protestash duke përdorur Partinë Socialiste, mjete të përdorura nga Sali Berisha duke shpresuar t’i shpëtojë drejtësisë. Standardi që mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka aplikuar deri më tani përballë SPAK-ut është ai i respektit dhe nënshtrimit ndaj vendimeve të gjykatës, edhe kur mendon se këto vendime janë të gabuara. Një standard institucional totalisht i kundërt me atë të ndjekur nga Sali Berisha, që gjithmonë (jo vetëm tani) shmang dhe ofendon drejtësinë në çdo formë të saj, duke njohur si legjitimë dhe të ndershëm vetëm prokurorët dhe gjykatat që iu binden urdhërave të tij.  

Por mesazhi vërtetë revolucionar që përmbahet në vendimin e GJKKO-s ndaj Ilir Beqajt, është se për herë të parë në Shqipëri të gjithë shfaqen të barabartë përballë drejtësisë. Qofshin në qeveri apo në opozitë, SPAK po tregohet mbi palët. Kështu masa parandaluese ndaj Ilir Beqajt tingëllon si një goditje e re ndaj Sali Berishës dhe përpjekjeve të tij të dëshpëruara për t’u dukur si një viktimë e gjykatës politike të udhëhequr nga Edi Rama. Për të përjashtuar çdo rol të Edi Ramës në vendimet e SPAK, do të mjaftonte të kujtohej se ku ndodhet sot Vangjush Dako, në burg prej muajsh për shumë më pak nga sa duhet të përgjigjet Berisha dhe dhëndri i tij. Do të mjaftonte të radhiteshin të gjithë emrat e atyre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të qeverisë socialiste të vënë nën hetim. Një listë të cilës sot i shtohet edhe emri i Ilir Beqajt, i renditur nga vendimi i GJKKO-s ndërsa mbante ende një detyrë zyrtare. Prova që jo vetëm Rama nuk ka asnjë pushtet vendimmarrës, por që, as nuk lajmërohet më parë për vendimet që do të merren, të paktën t’i lejojë njerëzve të tij të japin më parë dorëheqjen. (c.bo.)

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • <>[]: 18/11/2023 20:00

    Saliun e kan braktis te tan nuk i shkon kush ma as ne proteste.

    Përgjigju
  • xhemal: 18/11/2023 18:08

    Beqaj eshte nje lule para saluti..e skapi i saliut merret me te "butet" qe vene vete para drejtesise ,ndersa nga saliu ,dumanet,e tutkunet dhjesin ne breke osé Jane salinj te vegjel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren