Kush e pengoi Komisionin 'Tahiri'?

Kush e pengoi Komisionin 'Tahiri'?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Partia Demokratike ka shfaqur sot dëshpërimin e saj që afati I Komisionit parlamentar “Tahiri” përfundoi pa zhvilluar asnjë seancë. Pesë muaj më parë, më 4 Prill Partia Demokratike mori drejtimin e Komisionit Tahiri “Për të kontrolluar veprimet dhe mosvreprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. SAIMIR TAHIRI, ish-min. Brendshem”

Biles PD shpalli që pranvera e këtij viti, do të ishte beteja kundër Tahirit dhe Xhafës dhe se ato do të dominon si dy kauza të mëdha të saj. Por çfarë ndodhi në të vërtet dhe kush i dështoi këto kauza?

Në fillim mjaftoi një kafe e kundërshtarëve të Bashës në Korçë, që Basha ta harronte Komisionin Tahiri dhe ti kthehej urgjent problemeve në Parti duke thirrur Këshillin Kombëtar, duke kërkuar një statut të ri ku garanton veten për tu zgjedhur përjetësiht dhe ku eleminon kundërshtarët.

Gjatë muajit prill PD harxhoi ndjeshëm energji për tu marr me demokratin nga Kukësi që ja plasi në fytyrë në  Këshill Kombëtar gjithë pazaret e PD, biles dhe për protestën e Kukësit. Basha premtoi zgjedhje të reja në parti dhe brenda Korrikut do të zgjidheshin gjithë kryetarët.

Pas pesë muajsh e vetmja gjë që ka bërë PD është që ka sharë Majlinda Bregun pse është përzgjedhur të drejtoj një institucion të BE në rajon, dhe të ndërsej Myslymin kundër ambasadorëve, gazetarëve dhe kritikëve në PD. As zgjedhje nuk bëri, as kryetar nuk zgjodhi, as detyrat e Kuvendit si përfundoi.

Ndërkohë që kishte premtuar betejë për Komisonin Tahiri, Salianjit i duhej të merrej me Babalen, ta instruktonte si të regjistronte njeriun e tij sikur ishte vëllai i Fatmir Xhafaj, t'i premtonte para dhe pastaj ta nxirrte si hero. Kështu që Prilli iku nën atmsoferën e Babales, I cili arriti të ik deri në Kosovë, ku sipas njeriut të tij, ka marr 70 mijë euro dhe sipas të tjerëve, 20 mijë ndërkohë që premtimi ka qenë 200 mijë. Tani të presim të vërtetën nga prokuria se nga Lulzim Basha patëm dhuratë vetëm spektaklin.

Me Komsionin “Tahiri” nuk u muar njeri.

Pastaj vazhdoi beteja kundër negociatave. Lulzim Basha harxhoi energji pa fund me dy tri deputetë aleat gjerman ta vështirësonte një “Po” të qartë për Shqipërinë për negociatat. Megjithatë Komisioni e dha dhe ja delegoi parlamentit ratifikimin e vendimit në vazhdim.

Për ndonjë muaj u duartrokit Krichbaun që u bë zëdhënësi I tyre në Gjermani kundër negociatave.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri.

Ndërkohë që koha kalonte, Lulzim Basha I informuar nga një oficer I SHISH për një aksion të policisë shqiptare, nxitoi ta dekonspiroj atë. Bëhej fjalë për një makinë Toyota “Yaris”, e cila kishte miliona euro të zeza të një rrjeti trafikantësh në Shqipëri. Njeriu  që priste makinën Toyota “Yaris” bashkë me vëllain e tij që janë në kërkim janë bashë njerëzit që kanë mbajtur në këmbë çadrën e Partisë Demokratike vitin që shkoi, me lidhje të forta personale me Lulzim Bashën. Prokuria po heton nëse dekosnprimi I Bashës ishte për tu larguar trafikantët që ishin shok zyre të tij, apo për të devijuar rrugën ngaqë ishin duke ardhur nga Porti I Ankonës dhe shkuan në Bari.

Bllofi I Bashës për të akuzuar Taulant Ballën u shfry për 24 orë dhe Lulzim Bashës, në vend të akuzuesit, I duhet të mbrohet tani nga akuza zyrtare që mund të ketë për lidhjen me njerëzit e Toyotës “Yaris”.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri prej tij.

Ndërkohë në SHBA, revista prestigjoze “Mother Jones” botoi një hetim të plotë që lidh Lulzim Bashën me financimet ruse në SHBA dhe me një transfertë prej 500 mijë dollarësh paguar nga dy biznesmenë rus në emër të tij. Hetimet mund ta çojnë Bashën para drejtësisë shqiptare për pastrim paresh dhe shkelje të ligjit shqiptar për financimin e partive, ndërkohë që lobistin e tij në SHBA e ka marr tashmë në dorë drejtësia amerikane.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri.

Dhe ndërkohë për të harruar skandalin e financimeve ruse, Basha pa një ditë në oborrin e Teatrit disa aktorë që po ankoheshin pse po I zhvendosnin nga zyrat e tyre dhe e gjeti kauzën e re. Ju bashkua atyre. Prej Korrikut ai u angzua përditë një here pro aktorëve, pastaj kudnër tyre, pastaj e ktheu sheshin e teatrit në çadër për të promovuar aktorët e partisë së tij.

Komisioni Hetimor “Tahiri” u harrua.

Tani erdhi Shtatori dhe Komisionit I mbaroi afati. Lulzim Basha befas u kujtua, se nuk është marrë me të por me veten. Nuk ka faj. Ka pesë muaj që shpik kauza të cilat I dështojnë, pastaj shpik kauzë tjetër, për të mbuluar dështimet dhe nuk ja del dot.

Tani kërkon kohë përsëri për Komisionin. Por nuk mendoj se ai ka problem me kohën, por me kokën . Ai nuk di ku ka kokën e tij, ndaj ska kohë të merret me kokën e Saimir Tahirit./Tema/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po po: 06/09/2018 14:57

    Kerkesat e juaja qe skeni lon anjeri pa fut ne pun nga fisi jot dhe don ti bohet e verteta

    Përgjigju
  • Ilo: 06/09/2018 08:28

    Ai qe e ka penguar eshte gjumi letargjik i opozites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar