Dëshmia e fundit në Pa Gjurmë ka hapur një pistë të re mbi zhdukjen e Bleona Mata.

Një dëshmitar rrëfen se më 22 maj 2010, vogëlushja dyshohet se u rrëmbye nga një çift nga Vlora.

Ekskluzivisht, Pa Gjurmë sjell imazhin e një vajze që sot është 21 vjeçe.

A është ajo Bleona Mata?

Nëna e saj do të përballet për herë të parë me imazhin që mund të ndryshojë gjithçka.

Sot, ora 16:00, me gazetaren Odeta Dume, në Pa Gjurmë, në Report TV.