‘Kush e solli Doruntinën’, kryevepra e Kadaresë vjen ndryshe në Përrenjas

Në Qendrën Kulturore Përrenjas është vënë në skenë, në një interpretim shumë dinjitoz, drama “Kush e solli Doruntinën”, e sjellë nga nxënësit e talentuar të gjimnazit “Halit Bërzeshta” dhe shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli”.   

“Kush e solli Doruntinën” drama e frymëzuar nga romani i shkrimtarit të madh Ismail Kadare është vënë në skenën e Qendrës Kulturore të qytetit të Përrenjasit, me regjinë e aktorit të mirënjohur Laert Vasili.

Pa profesionistë por me të rinj të talentuar, shfaqja tërhoqi vëmendjen

Shfaqja ngjalli emocione të mëdha tek të pranishmit, por kryesisht tek të rinjtë, duke zgjuar dëshirën dhe pasionin jo vetëm për të parë teatër, por për ta konsideruar aktrimin si profesionin  e mundshëm në të ardhmen.

Veç të rinjve dhe nxënësve të shkollave, shfaqja ngjalli kuriozitet edhe tej shumë qytetarë të Përrenjasit nga grup mosha të ndryshme.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?