ELBASAN- Madrit Ulqinaku, 33-vjeç, u vra pas një konflikti të çastit me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Elbasan, në afërsi të Bulevardit kryesor të qytetit. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari i identifikuar me inicialet H.P.

Pas ngjarjes së rëndë, familjarët e 33-vjeçarit, kanë shpërthyer në britma e ulërima, teksa kanë mbërritur në vendin ku u vra Madrit Ulqinaku.

‘Kush e vrau... para 10 minutash fola me çunin? A është ai apo jo? Kush e vrau?’- dëgjohen ato teksa ulërasin me të qara dhe tentojnë që t’i afrohen trupit të pajetë por ndalohen nga policia. Ndërkohë në një video tjetër të siguruar nga Report Tv, shihet teksa njëri prej familjarëve humb ndjenjat, por fatmirësisht ndihmohet nga mjekët dhe gjendja e tij përmirësohet.

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes Ulqinakut dhe Klajdi Sallufit, tashmë i shpallur në kërkim nga blutë e Elbasanit.

Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.