Presidenti Donald Trump paralajmëron se do të deklasifikojë çdo dosje të mbetur nga vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, vëllait të tij Robert Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr., të ndodhura gjashtë dekada më parë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në ditën e tij të tretë nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë (23 Janar). Ishte një zyrtar që njoftoi se presidenti po nënshkruante veprimin ekzekutiv “që urdhëron deklasifikimin e dosjeve në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, senatorit Robert F. Kennedy dhe Dr. Reverend Martin Luthern King Jr.”, informon media amerikane.
Presidenti i kërkoi ndihmësit të tij që t’i jepte stilolapsin që përdori për të nënshkruar urdhrin, Robert F. Kennedy, Jr., djali i Robert F. Kennedy dhe kandidati i zotit Trump për të drejtuar Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Robert Kennedy, ish-prokuror i përgjithshëm, senator i Nju Jorkut dhe një kandidat presidencial demokrat, kur u vra në vitin 1968, pesë vite pas të vëllait. Pas publikimit të disa prej dosjeve të JFK në vitin 2022, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve tha se 97% e afërsisht 5 milionë faqeve në koleksionin e saj në lidhje me vrasjen, ishin publike.
Ky vendim përfshinte rreth 3000 dokumente që nuk ishin bërë kurrë publike dhe 30,000 që ishin publikuar më parë me redaktime, por jo të gjitha dosjet u bënë publike gjatë mandatit të tij të parë siç ai kishte premtuar. Në vitin 1992, Kongresi urdhëroi që të gjitha dokumentet e atentatit të publikoheshin brenda 25 viteve.
Komente








