Kush është 56-vjeçarja shqiptare që u godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, i kërkoi ndihmë djalit: Babi po më vret

Kush është 56-vjeçarja shqiptare që u godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, i kërkoi ndihmë djalit: Babi po më vret

Zenepe dhe Xhafer Uruci

Zenepe Uruci ka tentuar t'i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj Xhafer. 62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj.

Zenepe, 56 vjeçe, me origjinë shqiptare, i dërgoi djalit të saj një mesazh zanor: “Babi po më lëndon”! Kështu i kishte thënë ajo duke alarmuar të riun që thirri kështu të atin, duke marrë vetëm një përgjigje për tërbimet e burrit dhe në prapavijë ishin ulërimat e nënës. Një nxitim i dëshpëruar për në apartamentin e del Crociere ku jetonin të dy dhe ku shtrihej trupi tashmë i pajetë i Zenepe.


Lajmi kryesor:

'Babi po me vret', 62-vjeçari shqiptar në Itali masakron me thikë për vdekje gruan e tij! Arrestohet nga policia


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve