Shpërthimi në Mamurras, kush është biznesmeni që i vendosën tritol në derë të shtëpisë, vëllai i ish-gjyqtarit Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu

Shpërthimi në Mamurras, kush është biznesmeni që i vendosën tritol në derë të shtëpisë, vëllai i ish-gjyqtarit Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu

Biznesmeni Shpëtim Ndreca dhe ish-gjyqtari Krimeve të Rënda, Bib Ndreca

Shpëtim Ndreca, biznesmenit që ju vendos një sasi tritoli në ambientet e shtëpisë së tij mbrëmjen e djeshme në Mamurras të Kurbinit, rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca.

Sasia e eksplozivit shpërtheu në oborrin e bnesës së biznesmenit mbrëmë rreth orës 21:45 minuta. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet sasi dhe lloji i lëndës shpërthyese, por policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethaneve dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Shpëtim Ndreca, është pronar e një fabrike mielli dhe një stalle derrash pranë baneses së tij. Ndërkaq ai është dhe vëllai i sh-gjyqtarit Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu.

Që prej muajit shkurt 2021 Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij. Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës që ka patur vëllai i tij, Bib Ndreca.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
Iu vendos tritol në ambientet e shtëpisë, Shpëtim Ndreca është vëllai i ish-gjyqtarit Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu

 

Shpëtim Ndreca, biznesmenit që ju vendos një sasi tritoli në ambientet e shtëpisë së tij  në Mamurras, rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca. Që prej muajit shkurt 2021 Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij. Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer  verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës që ka patur vëllai i tij, Bib Ndreca.

1618586947_IMG5509768x512.jpg

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet