Vettingu në drejtësi, KPK shkarkon gjyqtarin e GJKKO, Bib Ndreca

Vettingu në drejtësi, KPK shkarkon gjyqtarin e GJKKO, Bib Ndreca

Ish-gjyqtari i GJKKO-së, Bib Ndreca

Vijon procesi i vettingut në drejtësi. Këtë të hënë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më 26 shkurt të 2020, Bib Ndreca përpara komisionit të vettingut ka pasur debate me trupën gjykuese. Kjo për shkak se ai ka kërkuar rihapje të hetimit administrativ pasi komisioni ka vendosur ta rivlerësojë vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa Ndreca kërkoi rivlerësimin edhe për dy kriteret e tjera pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.

Gjithashtu ai ka pretenduar se nuk i është lënë kohë që të përgatisë mbrojtjen për shkak se nga momenti që mori raportin e KPK-së seanca dëgjimore u caktua shume shpejt.

Ndreca ishte gjyqtari i dosjes së famshme 339, ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak. Pas firmosjes së arrestimeve, Ndreca ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia. Por, pas tre muajsh, mbrojtja fizike nuk u rinovua, pasi Drejtoria e Policisë së Shtetit ka dhënë mendim që nuk ka rrezik më për gjyqtarin Ndreca.

Gjithashtu sot është dhënë vendimi  edhe për gjyqtaren e Vlorës Elona Mihali. KPK nuk ka gjetur shkelje për gjyqtaren duke e konfirmuar atë në detyrë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokati: 18/01/2021 20:15

    Nuk u deshe te shkarkohej ky sot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…