Valbona Selimllari konsiderohet si ikona e bukurisë shqiptare dhe karakterizohet nga ëmbëlsia. Ajo rrezaton vetëm mirësi dhe dashuri.

Valbona Selimllarin e kanë surprizuar duke i dërguar një buqetë me lule. Lulet ia ka dërguar producentja e mirënjohur, Vera Grabocka, e njohur për realizimin e programeve më të ndjekur nga audienca e gjerë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo duket  se rrezaton nga lumturia  dhe e quan Grabockën "engjëllin e saj mbrojtës".

Të mos harrojmë që Valbona Selimllari është pjesë e jurisë në shoën televiziv më të ndjekur “Dance with me” të drejtuar nga Alketa Vejsiu.