Ishin 4 të arrestuarit e aksionit të djeshëm në qytetin e Shkodrës pas ngjarjeve të fundit kriminale. Përveç Ilir Bajrit 40-vjeçarit nga Dobraçi i Shkodrës dhe Asmer Bilalit 29-vjeçarit, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra ditën kur u ekzekutua miku i tij Arjan Feracaku, mësohen detaje edhe për të shkuarën e Erogen Vaso Brajoviç, 36 vjeç, i lindur dhe banues në Shkodër.
Vaso është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Edhe në rrjetet sociale qarkullojnë foto të Erogen Vasos në shoqërinë e Dules.
Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.
Qudi shqiptare,ne foto dhe ne biznes me lul bashen,salon,paloken,alibeajn,noken,salijanin,tash edhe me dulen i cili dihet se eshte ba shqiptar si janullatosi dhe ka hy ne parlament si deputet i bashes,dhe po quditerisht per te gjithe luli ka nje pergjigje,si per ate te 3.5 miljon eurove ne toyota yaris,ku pronari i tyre ne foto me lulin ne qader,ne fushte,ne zgjedhje,ne zyrat e PD-s dhe luli thot po ai ka munur te dali ne foto me mua pasi une jam njeri popullor por biznesin e ka me Ballen e here here thot me Ramen,prandaj e kam thene qindra here se nese duam krim zero e them ZERO,mjafton te kapen keta qe vajtojne pas çdo vrasje e qe nese hetohen do te zbulohet se te gjitha i kane kryer vet,organizuar ne zyrat e PD-s,orkestruar dhe realizuar ne stilin babalja,e si do arsyetohet tash dule ku shifet me kete kriminelin ne foto,apo çdo te thot luli tash,se ai ka shfryetzuar lidhjet me te e dulen por qe ne prapavije ka punuar per Ramen,ka sigururar vota per Ramen por qe fitues u shpall lulzim basha me dulen ne Shkoder,hajde dreq hajde.
PërgjigjuSkeni kap gja o shok. Keto jane vetem ushtaret. Vetem show
Përgjigju