Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror

Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror

Fotaq Zaharia

1724656468_cats.jpg


Foto: Fotaq Zaharia ndër vite

Drejtoria e Burgjeve njoftoi sot vdekjen e Fotaq Zaharisë në QSUT, teksa trajtohej nën kujdes intensiv në Reanimacion për probleme respiratore prej 16 Gushtit, të cilat nuk i tejkaloi dot.

I dënuari me njëçerek shekulli burgim për grabitje dhe pengmarrje pas trazirave të vitit 1997, ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgut më 22 Korrik dhe më pas te Qendra Spitalore "Nënë Tereza".

Fotaq Zaharia, i cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë që kryente, kaloi në sitën e verifikimit financiar të OFL-së katër vite më parë.

Ai bëri edhe betejë të gjatë gjyqësore për shkak të kërkesës për mjekim të detyrueshëm spitalor, si pasojë e gjendjes së vështirë shëndetësore dhe paralizimit nga këmba. Zaharia ishte plagosur në operacionin e arrestimit 17 vite më parë dhe ky dëmtim i shkaktoi komplikacione shëndetësore të mëpasshme.

Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha, janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi "arrest në burg" të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si "vjedhje" dhe "rrëmbim personash me qëllim përfitimi".

Zaharia, në kohën kur ka qenë i lirë, ishte kthyer edhe në tmerrin e Vlorës, por prokuroria arriti t’i provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarrjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliut.

 1724655644_fotaqzaharia.jpg

Fotaq Zaharia pas arrestimit nga policia

Plagosja në 2007 gjatë operacionit të arrestimit, kërkesat për lirim dhe fitimi i gjyqit në Strasburg

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Fotaq Zaharia kishte nisur një betejë të re gjyqësore në Gjykatën e Lartë, ku kërkonte trajtim mjekësor dhe ndërhyrje kirurgjikale për këmbën e paralizuar.

Me pretendimin se ndodhet në kushte çnjerëzore dhe degraduese, i dënuari për grabitje dhe pengmarrje në Vlorë kërkonte lirinë. Ai mbeti i plagosur në këmbë ditën kur u arrestua nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, në vitin 2007, ndërsa në vitin 2022 u dëmshpërblye me 13 mije euro me urdhër të Strasburgut. Pretendimi i tij kishte të bënte me plagën në këmbë dhe mungesën e një ndërhyrjeje kirurgjikale pavarësisht vendimeve të gjykatave.

Fotaq Zaharia, i paralizuar në këmbë, gjatë betejës me drejtësinë

Përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, Zaharia pretendoi se "mbajtja në kushte çnjerëzore dhe degraduese, të papajtueshmërisë së gjendjes shëndetësore me burgimin, i rrezikon shëndetin dhe jetën”. 

Në janar të 2007 kur edhe u arrestua, rezultonte si një nga 10 personat më të kërkuar në Shqipëri, teksa në aksion plagosi edhe shefin e krimeve në Vlorë në atë kohë, Gentian Musabelliu.

Fotaq Zaharia, u ndalua në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, dhe nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, mbeti i plagosur. Nën kushtet e arrestit, ai iu nënshtrua ndërhyrjeve spitalore për plagën në këmbë, por nuk u rikuperua plotësisht.

Në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi kryerjen e një ndërhyrje të dytë kirurgjikale pasi pjesa metalike e vendosur në këmbë po e dëmtonte. Moszbatimi i vendimit shkoi në Gjykatën e Strasburgut, dhe në vitin 2016, kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e tij. Por çështja u zvarrit dhe vijoi në Strasburg, ku fitoi dëmshpërblimin.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në burg Fotaq Zaharia, "i forti i Vlorës" ishte dënuar me 25 vite për ngjarjet pas trazirave të vitit 1997! Ishte i paralizuar


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano