Kush është gjyqtarja Herila Çela që liroi të “rrezikshmin” e Vlorës. Masa që mori KLD-ja në 2014

Kush është gjyqtarja Herila Çela që liroi të “rrezikshmin” e Vlorës. Masa që mori KLD-ja në 2014

Gjykatësja e Apelit të Vlorës Herila Çela

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Herila Çela për të cilën Ministria e Drejtësisë kërkoi sot shkarkimin ka edhe “precedentë” të tjerë të marrë në të kaluarën. Përveç skandalit të lirimit të Taulant Beqirit të denoncuar në Report Tv, në vitin 2014-të ministri i Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço kishte kërkuar shkarkimin e saj.

 Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për mos zbardhjen e vendimeve gjyqësore në kohë.

Në foto gjyqtarja Herila Çela

Tre vite më vonë, në vitin 2017-të gjyqtarja është denoncuar edhe në emisionin Stop se ka dhënë një vendim të gabuar, për një çështje prone. Në bazë të vendimit të saj shtetasja Liza Lamçaj që akuzonte policin Daut Braçajt se i kishte marrë pa të drejtë një dyqan detyrohej t’i kthente atij 160 mijë euro.

Emri i Herilës përmendet edhe në 2010-ën në rastin e ekstradimit drejt Italisë të Albano Prudentinos, ndonëse në sallën e gjyqit u përball me kundërshtinë e avokatit të tij. Albino Prudentino është i njohur në Shqipëri si një nga krerët e mafies italiane që ka vepruar edhe në vendin tonë. Në seancën gjyqësore kur gjyqtarja Herila mori vendimin për ta ekstraduar, avokati i Prudentinos u shpreh se gjatë gjykimit të Herilës ka shkelje të rënda të të drejtave, ndërsa ekstradimin e cilësoi antiligjor dhe antikushtetues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • parate e krimit ne vlore: 08/08/2018 23:27

    Sa te ket leke krimi Sulo Shehu, do ja hedhi edhe kesaj radhe Herila. Nje here e shpetoj tek Bujar Nishani, kete radhe do i mari leket Ilir meta. cuditet vlora si qendron ne kembe hoteli tek sheshi flamurit ne toke publike dhe si ka mundesi qe ri akoma kjo gjyqtare qe ka manipuluar vendimet per dhendrit e ish bosit te cimentos qe i paguan parate nga dhendri i denuar per vrasje ne spanje

    Përgjigju
  • Katunari: 08/08/2018 19:12

    Cna duhet neve kush eshte kjo gjyqtare qe nuk zbaton ligjet te shkarkohet urgjentisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës