Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:
Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.
Më pas, i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


d.c./shqiptarja.com







