Kush është i riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali (Foto)

Kush është i riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali (Foto)

Foto nga vendi i aksidentit

Itali- Humb jetën një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Klevis Luka. Shqiptari ishte përfshirë në një aksident mbrëmjen e 3 tetorit bashkë me mikun e tij, ndërsa ka ndërruar jetë pak pasi është transportuar në spital.

Sipas mediave italiane, shqiptari drejtonte një “Fiat Punto” kur u përplas me një furgon në aksin Firence-Pisa Livorno. Nga aksidenti mbeti i vdekur në vend pasagjeri Oduware Imafidon, 21 vjeç, me origjinë nigeriane, ndërsa me vdekjen e shqiptarit bilanci i aksidentit tragjik shkon në dy viktima.

Viktima, Klevis Luka

Mediat thonë se shqiptari që ishte rezident në Livorno ka humbur kontrollin duke u përplasur me një kamion të ndaluar anë rrugës. Pas një ditë në agoni, Luka ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës në spitalin “Careggi“.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 04/10/2018 14:43

    Hëëë pra, kush është, nga është (në Shqipëri)???!!!! Ngelët idiotë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë