Kush është Jakov Millatoviç, ekonomist karriere që u zgjodh president i Malit të Zi

 

“Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet, kjo është fitorja e Malit të Zi të pajtuar”, tha në fjalimin e parë si Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç. Ai u lind në Podgoricë, në dhjetor të 1986. Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Millatoviç kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford. Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim si ekonomist në Londër dhe Podgoricë. Në zgjedhjet e 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse.

Millatoviç la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe ishte një prej “12 dishepujve” në Qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe. Në Qeveri, Millatoviçit shumë shpejt iu bashkua edhe ministri i Financave, Millojko Spanjiç. Të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve duke u bërë arkitektë të një skeme reformash me rritje pagash. E quajtur si “Evropa Tani”, dyfishoi pagën minimale nga 222 euro në 450 euro dhe atë mesatare nga 530 euro në 670 euro.  Ai sugjeroi se shteti mund të arrijë të ketë “një pagë mesatare mujore prej 1.000 eurosh ”.

Kritikët veçuan se këto vendime dëmtuan aspektin financiar të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe e bënë shtetin të cenueshëm ndaj një “skenari grek” të falimentimit, por dështim për Millatoviç ishte pasojë e mungesës së vullnetin politik. Në qershor të vitit 2022, Spajiç si kryetar dhe Millatoviç si zëvendës i tij, krijuan partinë Lëvizja Evropa Tani, të përshkruar si centriste, pro-BE-së me axhendë kundër korrupsionit. Në tetor të 2022, me Millatoviçin që udhëhiqte listën Evropa Tani në Podgoricë fitoi 21% të votave. Spajiç, i bëri publike planet e tij për të sfiduar Gjukanoviçin në zgjedhjet presidenciale, por pjesëmarrja e tij në garën presidenciale u pengua për shkak se adresa e tij zyrtare e banimit për një kohë të gjatë ka qenë në Serbi dhe për shkak të dyshimeve se ka shtetësi të dyfishtë duka ia zënë vendin Millatoviç i cili edhe fitoi.


Lajmi kryesor:

U zgjodh president i Malit të Zi, Milatoviç: I dhamë fund regjimit të korruptuar! Brenda 5 viteve të ardhshme do të jemi pjesë e BE


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja