Kush është “kapiteni” 28-vjeçar i partisë së ekstremit të djathtë që mundi Macron! Mbështetet masivisht nga të rinjtë

Kush është “kapiteni” 28-vjeçar i partisë së ekstremit të djathtë që mundi Macron! Mbështetet masivisht nga të rinjtë

28 vjeçari Jordan Bardella, është politikani më i ri, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë, Rassemblement National (RN), në Francë. Bardella është i njohur për prejardhjen e tij modeste nga Seine-Saint-Denis, një lagje e Parisit, ku ai u rrit vetëm nga nëna e tij.

Kjo e dallon atë nga shumica e politikanëve francezë, të cilët zakonisht vijnë nga familje të pasura dhe me impakt, ndërsa Bardella prejardhjen e tij nga një familje e thjeshtë e ka shfrytëzuar për të tërhequr edhe votuesit e rinj dhe ata të klasës punëtore.

I riu njihet për mbështetjen që ka nga të rinjtë, ai është një figurë karizmatike, i cili ka 1.2 milionë ndjekës në TikTok, dhe po rezulton të jetë një aset i madh në tërheqjen e një turme gjithnjë e më të re për të votuar për partinë, një grup që Marine Le Pen, deutetja e Asamblesë Kombëtare Franceze ka pasur vështirësi për ta fituar.

Bardella mori drejtimin e RN-së nga Marine Le Pen në vitin 2022, ndërsa kjo partia ka qenë subjekt i kritikave për lidhjet e saj të supozuara me Rusinë dhe për bashkëpunimin me partitë e ekstremit të djathtë në Evropë. Megjithëse RN ka votuar kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, qëndrimet e tyre të paqëndrueshme për këtë çështje dhe për politikën evropiane kanë ngritur dyshime mes kundërshtarëve politikë dhe votuesve të mundshëm​.

Bardella kundërshtoi kritikat duke thënë: “Unë nuk jam kundër Evropës. Unë jam kundër mënyrës se si funksionon Europa tani.”

Pavarësisht kritikave dhe polemikave, Bardella mbetet një figurë me ndikim dhe tërheqës për një pjesë të madhe të votuesve francezë, duke përfaqësuar një brez të ri të udhëheqjes në partinë e ekstremit të djathtë në Francë, e cila vazhdon të sfidojë establishmentin politik të vendit​ .

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël