Emigrantët/ Solidaritet në Europë për të pastrehët e Lesbos

Emigrantët/ Solidaritet në Europë për të pastrehët e Lesbos

Pas zjarrit në kampin e refugjatëve në ishullin grek të Lesbos, në qytetin gjerman Frankfurt, u zhvillua një demonstrim solidariteti me 13,000 refugjatët e mbetur pa shtëpi.

Duke shfaqur karrige të zbrazëta, për të simbolizuar se në Gjermnai ka vend për refugjatët, nxitësit e iniciativës, shoqatat dhe OJQ-të, u kërkojnë autoriteteve t'i mirëpresin ata në vend.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas ka premtuar se do të ndërhyjë teksa deklaroi se ‘Bashkimi Evropian mban npërgjegjësi për këtë. Ne kemi dhënë ndihmë në të kaluarën dhe do ta bëjmë edhe tani. Ne nuk do ta lëmë Greqinë vetëm në këtë situate, ne nuk do t'i lëmë vetëm njerëzit e këtij kampi".

Iniciativa të ngjashme janë njoftuar gjithashtu nga  Norvegjia dhe Franca.

Erna Solberg, Kryeministre e Norvegjisë u shpreh se "Ne kemi vendosur të mirëpresim 50 persona, kryesisht familje me fëmijë, të cilëve do t'u jepet mundësia të aplikojnë për të qëndruar te ne".

"Franca kurrë nuk i ka shmangur përgjegjësive të saj, përkundrazi, ajo ka marrë gjithmonë iniciativën në Evropë për të kërkuar zgjidhje për tragjeditë humanitare që kanë lindur në dyert e saj", tha Gabriel Attal, zëdhënësi i qeverisë Franceze.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, tha se ka rënë dakord për financimin e strehimit të 400 adoleshentëve dhe fëmijëve të pashoqëruar në Greqi.

Zjarret shkatërruan kampin më të madh të migrantëve në Greqi – një objekt i mbipopulluar në ishullin Lesbos – duke lënë afro 13,000 njerëz pa strehë.

Rreth 40 zjarrfikës luftuan dje me flakët në kampin Moria.

Ministri për Migrim i Greqisë, Notis Mitarachi, tha se zjarret “filluan u ndezën nga azilkërkuesit”, por nuk dha më shumë detaje. Ai u shpeh gjithashtu se “incidentet në Moria kanë nisur nga azilkërkuesit, për shkak të karantinës”. Rreth 35 vetë që kanë dalë pozitivë me koronavirus raportohet se kanë refuzuar të futen në izolim bashkë me familjet e tyre. Megjithatë, Mitarach nuk tha se zjarret ishin një akt i qëllimshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Rikthehet debati/ BE dhe Greqia të dështuar për strehimin e azilantëve (VIDEO)

Zjarri në kampin e Morias të Greqisë la të pastrehë të paktën 13 mije emigrantë dhe ngriti shumë pikëpyetje nëse ishte një zjarrvënie e qëllimshme, neglizhencë, apo vetëm një aksident. Por ndërsa shkaku ende mbetet i paditur, mbipopullimi i kampit targetohet nga të gjithë si problemi qendror.  

I konsideruar nga shumë  si "turpi i Evropës", kampi i Morias është vënë në qendër të diskutimeve për tu mbyllur  prej vitesh nga  politikanët e të dyja krahëve, pa patur një përgjigje se ku mund të strehohen emigrantët.

Planet dhe investimet e  BE, për të përmirësuar gjendjen në kampet e azilantëve në Greqi, pas zjarrit më të fundit treguan edhe njëherë mungesën e suksesit, raporton deutshce Velle.

Ngjarja e së merkurrës nuk shënon vetëm një dështim të politikave të Greqisë, por një dështim të vetë BE, raporton prestigjiozja gjermane, sipas të cilës BE ende nuk arrin të krijojë politika të njëjta të imigracionit.

 E ndërkohë që politika e ka të vështirë të gjejë një rrugë komunikimi,  Moria na vjen përpara syve. Kampi i cili duhet të presë vetëm 2500 emigrantë dhe strehonte më shumë se 13 000 të tillë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion