Kush është Mohammed bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite që qëndron pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al Nassr?
Cristiano Ronaldo dhe Mohammed bin Salman
Pas ndarjes me Manchester United në nëntor, Cristiano Ronaldo vendosi të nënshkruajë për klubin e Arabisë Saudite, Al Nassr, një marrëveshje dy vjeçare. Njeriu pas lëvizjes së tij në Al Nassr është princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili konsiderohet të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë.
Kush është Mohammed bin Salman?
Trashëgimtari i fronit të Arabisë Saudite është 37 vjeç dhe ka një pasuri të vlerësuar në 300 miliardë euro. Ai ka studiuar drejtësi në Universitetin King Saud dhe është ai që e shtyu vendin të bënte një hap përpara në drejtim të të drejtave të njeriut. Për shembull, ai është një avokat i madh i grave që ndjekin ndeshjet e futbollit dhe është gjithashtu në favor që ato të gëzojnë të drejtat për gjërat e përditshme si patentën ose në tregun e punës, diçka që nuk ka ndodhur deri vonë.
Dashuria e Mohammed bin Salmanit për luksin
Ai është pronari i pronës më të shtrenjtë, Chateau Louis XIV i njohur, që ndodhet afër Versajës dhe për të cilën ka paguar rreth 275 milionë euro. Dyert e shtëpisë janë të lara me ar dhe prona përfshin disa pishina, bodrume vere dhe madje edhe një akuarium metroje, diçka që është unike në Evropë. Mohammed bin Salman njihet edhe për tekat e tij luksoze, duke zotëruar një nga jahtet më të kompletuara dhe më të shtrenjta në botë. Jahti në fjalë ka një vlerë rreth 500 milionë euro dhe përfshin hapësirë për një nëndetëse. Përveç kësaj, ai ka paguar edhe 389 milionë euro për veprën e Leonardo da Vinçit ‘Salvatore Mundi’.
Mohammed bin Salman tani ka realizuar dëshirën e tij të fundit, e cila nuk ishte tjetër veçse të shihte Cristiano Ronaldon të veshur me fanellën e Al Nassr. Ai arriti të bëjë që klubi të paguajë jo më pak se 200 milionë euro në vit për yllin portugez, kjo është paga më e lartë që një futbollist ka marrë ndonjëherë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.1%
-
Jo
79.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi
25 Mars, 16:22
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Amerikanët dhe rusët 12 orë bisedime mbi Ukrainën në Riad, nesër publikohet deklarata e përbashkët! Trump: Së shpejti firmosim me Kievin marrëveshjen për mineralet e rralla
24 Mars, 08:16
-
Si spiunët e Putinit përdorën videot e Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë?
19 Mars, 17:52
-
Jasir Asani shkëlqen në Azi, lë pas Cristiano Ronaldon! Sylvinho 'fërkon duart'
13 Mars, 12:32
-
Bisedimet SHBA-Ukrainë/ Zelensky pranon armëpushim 30-ditor me Rusinë, Uashingtoni i rikthen ndihmat! Trump: Do të flas me Putinin këtë javë
11 Mars, 15:54
-
Zelensky në Arabinë Saudite për bisedime me princin e kurorës
10 Mars, 22:16
-
Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite
10 Mars, 22:10
-
Sinjale të forta për paqe/ SHBA: Ukraina ka gati kërkesën për armëpushim
10 Mars, 08:01
-
Lufta në Ukrainë/ Marco Rubio do të shkojë në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët ukrainas
9 Mars, 20:41
-
‘Paqe’ mes SHBA dhe Ukrainës, të hënën negociata në Arabi, i pranishëm dhe Zelensky! Witkoff: Presidenti ukrainas kërkoi falje pas takimit në Zyrën Ovale
7 Mars, 17:12
-
Samiti special i BE/ Unioni miraton konkluzionet për Riarmatimin e Europës! Zelensky: Takim mes SHBA-së dhe Ukrainës javën e ardhshme
6 Mars, 07:48