Kush është prokurori Sotir Kllapi i dosjes Meta, i vlerësuar maksimalisht dhe i trajnuar nga SHBA-BE, jetoi me qira në Qytetin Studenti

Kush është prokurori Sotir Kllapi i dosjes Meta, i vlerësuar maksimalisht dhe i trajnuar nga SHBA-BE, jetoi me qira në Qytetin Studenti

Prokurori Sotir Kllapi dhe Ilir Meta

Edhe pse Ilir Meta kërcënoi dhe ofendoi kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, të cilin e ka pasur bashkëpuntor dhe vartës në 2001, prokurori që ka në dorë dosjen e lobimit me para të padeklaruara është Sotir Kllapi. Ndonëse Kraja firmos shkresa si titullar i SPAK-ut, do të jetë prokurori Sotir Kllapi, ai i cili do të vendosë për fatin e dosjen, nëse do të kërkojë ngritjen e akuzave ndaj Ilir Metës në bazë të provave të mbledhura, ndalimin e Metës apo pushimin e çështjes, ku në fund vendimarrja i takon gjykatës.

Prokurori i SPAK-ut Sotir Kllapi ka në duar një nga dosjet më të 'nxehta' dhe të bujshme në tre dekadat e fundit, dhe rrjedhimisht fatin politik dhe juridik të Ilir Metës, një nga katër politikanët që ka dominuar politikën gjatë pluralizmit në Shqipëri.

Provat që konfirmojnë elementët e veprës penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit të formularëve dhe pastrimit të parave, janë flagrante dhe të pakontestueshme. Janë zbuluar kontrata lobimi në SHBA me vlerë qindra mijëra USD nga Ilir Meta dhe LSI-ja në 2017, para të cilat janë fshehur, duke mos u deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP. Si do që të jetë vendimarrja, Sotir Kllapi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga njerëzit që do të lakohen mê shumë gjatë kësaj vjeshte dhe ndoshta edhe gjatë vitit 2023.

Po kush është Sotir Kllapi, njeriu që ka në dorë mundësinë historike për t'i dhënë goditjen e parë serioze korrupsionit në nivelet e larta dhe kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri?! 

Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit.

Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Progradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016. 

Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon. 

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE. 

Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga SHBA dhe BE. 

Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e Vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Edhe pse është pjesë e organit të akuzës prej 13 vitesh, Sotir Kllapi nuk ka asnjë pasuri të palujtshme, të paktën deri në vitin 2018. Prokurori rezulton se ka jetuar me qira në Qytetin Studenti, duke lidhur një kontratë qiraje me Rezidencën Studentore Universitare Tiranë.

Mbetet për t'u parë se çfarë zgjidhje do t'i japë dosjes së Ilir Metës, e cila mund të jetë edhe dosja që do të shënjojë karrierën e tij.

Vlerësimi nga KLP

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 28/08/2022 11:01

    Ta ndigjoft zoti, ishalla do shohim drit ne fund te tynelit. Mbase pak me vones por themi se do mar udhe denimi i qenerve politik. Cfarrrr i kan ber shqiperis keta sja kan as armiqt e jashtem te gjith se bashku.

    Përgjigju
  • BENI: 28/08/2022 01:07

    ME NE FUND QENI I SKRAPARIT HYRI NE KLLAPA......NUK THONE KOT SHPREHJA POPULLORE,,,NDALU BEG SE KA KLLAPA....

    Përgjigju
  • Bruno: 27/08/2022 23:50

    Se jo per gje por populli Une Vdes per Keta prokuroret barkthare qe Kane fjetur në konvikt Dhe Skane buke Pér te ngrene ????????????

    Përgjigju
  • Hahaaaaa: 27/08/2022 23:03

    Kllapi do ja fuse Metes sa krahu ku qellon me mbiemer kllapa per ta futur qelbanikun ne kllape.

    Përgjigju
  • Ganu: 27/08/2022 20:31

    Ska shance kurr o hyjne te gjithe o asnje

    Përgjigju
    • Alibani: 27/08/2022 23:11

      Po u futen te gjithe nga ti marrim per ta populluar albanistanin?

  • Albiol: 27/08/2022 17:44

    Ehe e hengri Likja e Kllaposi Kllapi shanc i keq per të

    Përgjigju
  • Anonim: 27/08/2022 17:22

    DO TE TA DIN PER NDER GJITH POPULLI PO FUTE PLEHRAT NE BURG SI SALI VICIDOLIN KARAXHICIN DHE ***** METAJ CEPANI HAJDUTI.

    Përgjigju
  • Xha Lymi: 27/08/2022 16:37

    O Sotir o bir kalbe ne burg qafirin Ilir pastaj arresto kriminel Saline do te shpetosh gjithe Shqiperine.

    Përgjigju
    • pola: 27/08/2022 19:04

      dhe ne fund plehren shekullore ed surreli

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!