Deklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo! Elbasani shtet brenda shtetit! Policia, Prokuroria e Gjykata ‘nën terror’

TIRANË- Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live në Shqipëri’, Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se deklarata e Ardian Çapja, ku përfshiu edhe një politikan të lartë do të ishte një skandal i madh nëse do ishte i vërtetë. Për ekspertin, ky është një mënyrë e Çapja që po vetëmbrohet, pasi është i mendimit se klani i tij po sulmohet, e ndërsa kundërshtarët fisi Çela nuk “po i hyn gjë në këmbë”.   

Në gjykimin tim është një mesazh i koduar, por jo dhe aq se ka nxjerrë emrin e politikanit, është shantazh i drejtpërdrejtë, nëse është i vërtetë drejtësia duhet të ndalet në mënyrën më të rreptë, nuk është se nuk i përballon dot situata të tilla. Akti që ai u detyrua të flasë është që ai vetë ose klani i tij, familja e tij ndihet e rrezikuar dhe në një prishje ekuilibrash, pra drejtësia po lëviz në mënyrë selektive, klani i Çelave duket më i suportuar dhe ai po lëviz gurët e tij. Trazira më e madhe u bë me “super maketin Dumani” dhe hapja e atij thesi prishi shumë ekuilibra në Elbasan, Durrës, Tiranë. Dhe Çapja ka informacione për të gjitha lëvizjet, por pavarësisht kësaj deklarate për të shpëtuar ose jo veten, gjykoj që drejtësia duhet të ndalet në mënyrë të rremë, deklarata e tij implikon shumë njerëz.

Nëse deklarimi i tij është i vërtetë, kjo është skandaloze, por nuk është ngjarje që s’ka ndodhur, se ke anëtarë të forcave elitare që shoqërojnë njerëz të krimit, inkriminimi në vend ka arritur në nivele, krimi po i kthehet politikës në problem, Historia e Capjas, ai mendon se klani tjetër nuk po shqetësohet, ndërsa Capjat po vihet para drejtësisë, por ligji duhet të jetë i barabartë. Ai transmeton një mesazh që thuhet se është i koduar, por nuk është aspak”, tha eksperti.

Në fund, ai është i mendimit se Policia, Prokuroria dhe Gjykatat po janë duke punuar në presion duke thënë Elbasani është shndërruar në një shtet brenda shtetit, me ligjet dhe rregullat e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Kush është vrasësi që reciton poezi në burg në Shqipëri? (VIDEO)

 

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është kundër dhënies pa limit të statusit të të penduarit të drejtësisë, siç ndodhi me rastin ‘Dumani’ Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live në Shqipëri’, Rexhepi solli në vëmendje historinë e një të burgosuri shumë të njohur, që nuk ia tha emrin, që është shndërruar në një poet.

“Dumani mund t’i nxjerrë me pikatore dhe nuk nxjerr ato që duhet. Duhet të jesh i kufizuar me pendimin, nuk mund të bësh një mal me mish me njerëz dhe pendohesh dhe merr një vendim minimal. Ka pasur raste nga Drejtoria e Burgjeve, ku ishte bërë poet një vrasës shumë i njohur dhe ishte skandaloze që na recitonte poezi. Duhet të kufizohet, se vret tjetri 20 veta dhe merr dënim prej 7 vjetësh, se kështu i bie mund të bëjmë ç’të duam dhe marrim dënim minimal”, tha Rexhepi.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vangjel: 22/11/2022 16:46

    dorzohu tauland u shite dhe ti

    Përgjigju
  • Tafil: 22/11/2022 13:05

    Ai e deklaroi para gjykates, madje i vuri edhe emer, Taulant! Identifikoi edhe profesionin, politikan, madje individualizoi si i "larte"!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 22/11/2022 15:23

      Po cfar prisni nga nje kriminel i besohet atij qe ka lidhje me pd ?kete e them me pergjegjesi se edhe me bledinqe u vra ne belgjike ishin si vellezer dhe ju e dini fare mire e gjithe familja e çapjave dhe bledit te vrasin per pd

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia