Kush është vrasësi që reciton poezi në burg në Shqipëri? (VIDEO)

 

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është kundër dhënies pa limit të statusit të të penduarit të drejtësisë, siç ndodhi me rastin ‘Dumani’ Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live në Shqipëri’, Rexhepi solli në vëmendje historinë e një të burgosuri shumë të njohur, që nuk ia tha emrin, që është shndërruar në një poet.

“Dumani mund t’i nxjerrë me pikatore dhe nuk nxjerr ato që duhet. Duhet të jesh i kufizuar me pendimin, nuk mund të bësh një mal me mish me njerëz dhe pendohesh dhe merr një vendim minimal. Ka pasur raste nga Drejtoria e Burgjeve, ku ishte bërë poet një vrasës shumë i njohur dhe ishte skandaloze që na recitonte poezi. Duhet të kufizohet, se vret tjetri 20 veta dhe merr dënim prej 7 vjetësh, se kështu i bie mund të bëjmë ç’të duam dhe marrim dënim minimal”, tha Rexhepi.


Lajmi kryesor:

Deklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo! Elbasani shtet brenda shtetit! Policia, Prokuroria e Gjykata ‘nën terror’


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja