Miliona euro dhe dollarë, që dyshohet se vinin nga bota e krimit, janë pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme nga zyrtarë publik. Skemat e përdorura ishin thuajse të njëjta, janë blerë prona me para burimi i të cilave nuk justifikohej, dhe më pas shiteshin tek persona të tjerë. Agjencia e Inteligjencës Financiare, në raportin vjetor 2023, ka identifikuar 7 skema pastrimi parash e korrupsioni, ku volumi më i madh i parave të pista është kanalizuar në sektorin e pasurive të patundshme.
Sipas raportit, një funksionar në një institucion shtetëror, i cili është arrestuar vjet për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar, së bashku me familjen e tij, brenda 7 vitesh kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion dollarë. Po ky zyrtar ka porositur po në të njëjtën kompani ndërtimi disa prona së bashku me një ortakun e tij me vlerë 600,000 USD, të cilat i ka paguar paraprakisht, duke thënë se burimi i të ardhurave është “fitimi nga biznesi dhe të ardhurat e siguruara nga emigracioni”. Në total, zyrtari sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka pastruar 2.1 milionë dollarë.
Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se burimi i të ardhurave nuk justifikohet. Për këtë arsye menjëherë pas nisjes së hetimeve ky person dhe familjarët e tij, kanë nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme revokimi të këtyre kontratave të porosisë së pronave, me qëllim që të shmangnin sekuestrimin e tyre.
I ngjashëm është edhe rasti i një funksionareje publike, e cila sipas raportit gjatë viteve 2014 – 2018, ka investuar në pasuri të paluajtshme 270,000 euro, edhe pse nuk ishte e punësuar. Ndërsa prej 2018 ka marrë funksion publik, dhe gjatë periudhës 2020-2023 ka blerë njësi shërbimi, apartamente dhe vilë me vlerë 1.4 mln euro, në total në të dyja rastet, 1.6 milionë euro. Burimi i të ardhurave i deklaruar prej saj ishte biznesi, por në fakt fitimet nuk i justifikonin këto investime.
Nga verifikimet është identifikuar lidhja e saj e ngushtë me një person të dyshuar si i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, për këtë arsye rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm, në organet e zbatimit të ligjit.
TIPOLOGJI TË RASTEVE TË DËRGUARA NË ORGANET LIGJZBATUESE
Tipologji 1 Qarkullimi i vlerave të dyshimta në sistemin bankar nga jo-rezidentë dhe vende të konsideruara me risk
Tipologji 2 Fshehje, ndryshim pronësie të pasurive të paluajtshme nga një person, ish nëpunës i shtetit, i akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale
Tipologji 3 Keqpërdorimi i llogarive dhe përfitime të pajustifikuara nga profesionistë (Avokat)
Tipologji 4 Investime në pasuri të paluajtshme nga persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale
Tipologji 5 Investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh nga një person që ushtron funksion publik
Tipologji 6 Dyshime për veprimtari të lidhura me korrupsion
Tipologji 7 Investime në pasuri të paluajtshme nën vlerën e tregut
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Detaje/ Si u pastruan 11 mln euro të krimit përmes ‘Green View Marketing’, i çuan në Kanada! Kompania u krijua nga roja e plazhit! Në sitë 38 shoqëri të huaja, me aktivitet kazino e baste online
20 Dhjetor 2024, 14:29
-
Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (EMRI + VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 09:22
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor 2024, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor 2024, 17:12
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor 2024, 10:00
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor 2024, 09:52
-
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
28 Shtator 2024, 16:53
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht 2024, 19:51
-
Tiranë/ Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit si dhe 6 të tjerëve të lidhur me ta! Zbulohet skema e pastrimit të parave
28 Qershor 2024, 08:42
Ed shalsi
PërgjigjuTe lutem mos ma mxirr emrin sepse do i jap padrinit tat gjysmat e parave
PërgjigjuEmra,emra ju lutemi.Me i tha,i thash,i mori etj. u enjtëm per shume vite.
PërgjigjuKë lësh dhe kë të ZËSH , të gjithë syrretërit që shohim në TyVy....