Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka, ka marrë sot një detyrë të re dhe shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit, firmosur nga kryepolici Ardi Veliu. Gjovalin Loka është emëruar drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Qaton, i cili ka marrë me herët drejtimin e Policisë së Elbasanit.

Por, kush është Gjovalin Loka, drejtori i ri i Sigurisë Publike? Gjovalin Loka ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit dhe me gradën e lartë “Drejtues i Parë”. Ai ka mbajtur postin e shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë.

Përveç Shkodrës, Loka ka drejtuar dhe disa drejtori mjaft të rëndësishme policie, siç është ajo e Vlorës dhe e Lezhës. Gjovalin Loka ka qenë Drejtor Rendi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në vitin 2013, ndërsa pas kësaj detyre ai u çua në Shkodër, detyrë që e vijoi deri tani. 

d.c./shqiptarja.com