Policia italiane ka finalizuar operacionin e koduar “ZZ”, pas një viti e gjysmë hetime. Në aksion janë përfshirë plot 150 forca policie të Trevizos, Brescias, barit, brindisit dhe Venezias, për të shkatërruar organizatën e kokainës nga Shqipëria drejt Italisë.
Hetimet kanë nisur që në vitin 2015, ku një vit më vonë, pra në 2016, u arrestua ‘bosi’ i drogës dhe kreu i kësaj bande, Selim Osmani, si dhe anëtarë të tjerë të kësaj bande. Ndërkohë, hetimet e policisë kanë zbuluar se pjesë e bandës ishte dhe një ish-futbollist, i cili është vënë në pranga.
Mediat italiane raportojnë sot se bëhet fjalë për ish-futbollistin e serie B, Giuliano Camporese, nga Vittorio Veneto, i cili është arrestuar bashkë me shtetasit Ermir Kola, 31 vjeç, dhe Claudjan Koka, 28 vjeç. Sipas raportimeve nga mediat e vendit fqinj, ish-futbollisti i arrestuar kishte rolin e shpërndarësit të lëndës narkotike.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com