TIRANE- 21-vjeçari Jaho Mulosmani u vendos në detyrën e shefit të rendit në Komisariatin e Bajram Currit, duke bërë bujë, jo vetëm për moshën mjaft të re, por dhe për faktin se shumë shpejt u kthye në një personazh protagonist në problemet e shumta të trevës së Tropojës me krimin.

Ai nuk plotësonte asnjë kriter për të mbajtur një detyrë kaq të rëndësishme, për më tepër në prag të krizës së Kosovës. Por, Jaho rridhte nga një familje shumë e njohur në Malësinë e Gjakovës.

Mulosmanët kanë qenë vazhdimisht Bajraktarët e Krasniqes, bajrakut më të madh ndër katër bajraqet që përfshihen në rrethin e Tropojës. Në kullën e gurtë të Mulosmanëve është zhvilluar dikur konferenca e famshme e Bujanit nga data 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944. Mulosmanët kishin qenë flamurtarët e Krasniqes në çdo qëndresë të armatosur ndaj invazioneve turke apo serbo-sllave në veri të vendit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, katër komandantë batalionesh të forcave partizane ishin prej Mulosmanëve. Jaho mban emrin e njërit prej tyre, Jaho Sali Mulosmanit, i vrarë në fundin e shkurtit 1944, gjatë një beteje me trupat naziste gjermane.
 
Ismet Haxhia, ish-shef i Rrugores në Tropojë, vëlla i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia, u dënua me 25 vjet burg për vrasjen e deputetit Hajdari, ka thënë më pas se ekzistonte një plan i fshehtë për ekzekutimin e Fatos Nanos. Ish-inxhinieri i minierave hedh poshtë kategorikisht thëniet se vëllai i tij Izeti tradhëtoi Azem Hajdarin


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)