Eshtë Sas Institute, vendi më i mirë i punës në botë renditur i pari në listën botërore të “Great Place to Work” për vitin 2012 në San Francisko.

Sas, gjigandi i software-eve, i famshëm mbi të gjitha për biznes inteligjent, arriti të mposhtë Microsoft-in këtë vit duke e bërë që të renditet në vendin e pestë. Kjo rënie nuk mund t’i ketë pëlqyer kolosit Redmond dhe jo vetëm, pasi në vendin e dytë renditet Google, që në tetor ka tejkaluar Microsoft për kapitalizim të tregut (medalja e argjendtë për NetApp).

Disa mendojnë që bëhet fjalë për një klasifikim etik, pasi kompanitë e sotme kanë numra të tjerë për të menduar. “Harvard Business Review”, është një gjenerator i shkëlqyer i performancës profesionale. Siç është vërejtur nga disa studime, shikohet që punonjësit e “lumtur” kanë një performancë prej 31% më lart se mesatarja.

“Kemi analizuar performancën financiare të kompanive më të mira nga viti 1997 deri në 2010-ën – bën të ditur Alessandro Zollo, administratori i deleguar i “Great Place to Work Italia” - e cila është tre herë më e lartë se mesatarja në vijueshmërinë e tregut.

Për të gjykuar ambientin e punës, janë vetë punojësit. Kush e ka meritën më të madhe? A je i qetë në punë? Mbi pyetjet e shumta mbi tema të ndryshme si besueshmëria, respekti, krenaria dhe shoqëria, ishin vetë punonjësit që vendosnin renditjen në klasifikim të kompanisë së tyre.

“Në këto vite kemi valutuar 5.5000 kompani në të gjithë botën duke shpërndarë 3 milion e gjysëm pyetësorë – thotë Zollo. Klasifika që krenohet sot për 25 vjet histori, ka origjinën nga një nismë e “Fortune” ku u kërkoi dy gazetarëve, Robert Levering dhe Milton Moskowitz, për të shkruar një libër me titull “ 100 Kompanitë më të mira në Amerikë”.

Një mision që gazetarët e quajtën “të vështirë” por mbi këtë sot bazohet biznesi i kësaj shoqate themeluar në vitin 1992.

Besimi, sipas GPTW, është çelësi mbi të gjitha. Si Larry Page, shkencëtari kompjuterik, që u kërkoi një grupi inxhinjerësh të Google-it te shpenzonin 20% të kohës së tyre në projekte të ndryshme. Falë kësaj iniciative u krijuan Gmail-i dhe Google News.

(L.C/Shqiptarja.com)