Kush fitoi nga marrëveshja Rama-Berisha?

Kush fitoi nga marrëveshja Rama-Berisha?

Sali Berisha dhe Edi Rama në parlament

Edi Rama është ‘i detyruar’ të bashkëpunojë me Sali Berishën, ndaj kur amerikanët e nxorën të dytin nga dera e politikës, i pari e rifuti nga penxherja e pasme e Parlamentit.

Marrëveshja e vitit 2008, e bërë posaçërisht me firmën e të dyve, për të cilën bien të gjithë dakort që e ka deformuar thellësisht sistemin politik në Shqipëri, ka ulur nivelin e demokracisë dhe atë të përfaqësimit, duke e kthyer vendin në kryetarokraci, madje duke i shndërruar deputetët në zgjatime të vullnetit të kryetarit, është ‘garancia’ e vetme e jetëgjatësisë së Edi Ramës në pushtet dhe e mbajtjes në lojë të Sali Berishës në opozitë.

Edhe kjo marrëveshje nuk është për të sjell opozitën në pushtet, për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë dhe të drejtën për të zgjedhur apo për të siguruar dhe garantuar rregulla të barabarta loje në zgjedhjet e ardhshme.

Jo vetëm që nuk siguron asnjë prej këtyre, por të gjithë e dinë se ulja në këto kushte në tavolinë me Ramën vetëm se e forcon atë edhe më shumë, ndërsa, nga ana tjetër, ‘e certefikon’ dhe e njeh Berishën si kryetarin e opozitës në vend.

Të nisesh për të rrëzuar qeverinë dhe të përfundosh në pazar vetëm që ajo të njohë, është pazar dhe tallje e madhe me demokratët, të cilët do të zvarriten rrugëve edhe për shumë vite të tjera me radhë.

Pra, Rama luan që të jetë pushtet, ndërsa Berisha që të njihet si opozitë dhe të vijojë të qëndrojë i tillë, mjafton që nesër kur SPAK dhe GJKKO të marrin vendime për të, të interpretohet që po gjykohet dhe po dënohet lideri i opozitës në Shqipëri dhe jo një ish-politikan i korruptuar.

Me këtë skemë, të gjithë janë të kënaqur.

Edi Rama që qëndron në pushtet, Sali Berisha që fiton tagrin e kryeopozitarit dhe Gazment Bardhi që shpreson që pas Berishës do ta zërë ai vendin e tij.

E bukura është se, edhe pse e kuptojnë këtë gjë, të gjithë bëjnë sikur kanë arritur diçka.

Asgjë nuk është arritur. Ka fituar Edi Rama dhe kanë humbur shqiptarët dhe demokratët. Të tjerat janë llogje Kavaje.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'