Grupi i hackerave që ka sulmuar sistemin online të Shqipërisë ka ardhur me një reagim të pazakontë këtë të hënë.
Teksa kanë publikuar certifikatat e sigurisë për disa punonjës të administratës, të bie në sy “vula” e re që kanë përdorur këtë radhë.
Me ç’duket, “HomelandJustice” akuzon se në emrin e tyre është krijuar një tjetër grup. Bëhet fjalë për rrjetin Telegram ku një grup me po të njëjtin emër, por me mbi 26 mijë anëtarë rezulton të mos jetë burimi kryesor.
Pas një investigimi të thjeshtë, rezulton se ky grup perveçse merr materiale nga grupi original dhe i shpërndan me disa minuta vonëse, poston herë pas here edhe mesazhe kundër ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.
Po ky grup, që rezulton të jetë I klonuar, publikoi ditën që Sali Berisha u godit me grusht një mesazh ku shprehet se Gert Shehu figuron në rekordet e Policisë. Ky publikim erdhi pikërisht gjatë kohës që Berisha e akuzoi Shehun si agjent të Policisë.
Këto janë vetëm dy raste sesi mes materialeve të tjera që kopjon nga origjinali, grupi në fjalë shpërndan edhe mesazhe që kanë të bëjnë me politikën e brendshme të Shqipërisë. Pyetja është, cili fshihet pas grupit të klonuar?
1 – Grupi i klonuar jep mesazhe politike kundër qeverisë dhe SHBA. Sic duket në faksimile, kjo foto e Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim mungon në grupin e parë:
2 – Në datat 6 dhe 9 Dhjetor, grupi i klonuar ka postuar për agresorin e Berishës këtë informacion, direkt pasi Berisha e akuzoi atë si agjent të Policisë. Ky mesazh nuk është shpërndarë nga grupi fillestar i cili nuk ka asnjë postim në këto data.
3- Vonesa e publikimit në orare që vërteton se grupi me 26 mijë anëtarë kopjon materialet e grupit fillestar:
4 – Watermark i përdorur nga “Homeland Justice” që akuzon si fals grupin që shpërndan materiale kundër Yuri Kim:
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
38.8%
-
Jo
58.8%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 8724
Lajme të tjera
-
Ekspertët e IT paga më të larta se privati, Ibrahimaj: Brenda muajit miratojmë pr.ligjin! Fuqizojmë mbrotjen kibernetike
1 Shkurt, 13:28
-
Sulmi nga Irani, Peleshi: Nuk ka siguri kibernetike 100%, kërkon kombinim të shumë faktorëve
27 Janar, 22:19
-
Rama nga Davos: Sulmet kibernetike rrezikojnë botën, vetëm një koalicion i madh garanton sigurinë e të gjithëve
18 Janar, 15:53
-
Sulmet kibernetike, të ftuarit në panel me Ramën në Davos: Sa më shumë para janë të përfshira, aq më të suksesshme janë taktikat e hakerave! Mbrojtja duhet të jetë në lartësinë e situatës
18 Janar, 08:21
-
Rama në Davos për sulmin kibernetik nga Irani: Qëllimi i tyre të na kthenin në ‘epokën e letrës’ por ne ia dolëm, kemi 95% të shërbimeve dixhitale! Forcojmë mbrojtjen
17 Janar, 19:44
-
Sulmet kibernetike të Iranit, Apeli heq masat e sigurisë për 5 punonjësit e IT në DAP! Janë nën akuzë se nuk kërkuan raportim për situatën
22 Dhjetor 2022, 12:44
-
Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Sistemi elektronik i sigurt nga sulmet kibernetike
14 Dhjetor 2022, 15:45
-
Si Sali Berisha ngriti retorikën politike mbi grupin fals të hakerave iranianë
12 Dhjetor 2022, 15:44
-
Iranianët e ‘Homeland Justice’ pretendojnë se kanë publikuar certifikata e sigurisë për SHISH, burimet: Janë dokumente të montuara, duken si 'dëshmi penaliteti'
12 Dhjetor 2022, 13:21
-
Iranianët dhe Berisha, njësoj të gëzuar për largimin e Yuri Kim, a është Homeland Justice ‘një’ me Berishën?
9 Dhjetor 2022, 20:27
-
'Si do të zhvillohet protesta e Berishës dhe Metës pa lejen e policisë?', temat që do diskutohen sonte në 'Repolitix' në orën 21:00
30 Nëntor 2022, 17:48
-
Sulmet kibernetike të Iranit, 5 punonjës IT në DAP nën akuzë! Nuk kërkuan raportim për situatën, me mosveprimet e tyre bënë që virusi në ‘administrata.al’ të mos zbulohej
30 Nëntor 2022, 10:44
He se kemi eksperience nga Hakmarja per Drejtesi. Jemi maestro tani dhe ne kupimin e mbrojtjes
Përgjigju