Masa administrative për shkeljen e lartpërmendur parashikohet të jetë nga 25 mijë lekë deri në 100 mijë lekë gjobitje. Kjo do të shoqërohet gjithashtu edhe me pezullimin e lejedrejtimit të shkelësit. Integrimi i kësaj mase në Kodin Rrugor parashikohet në Nenin 23 të draftit të projektligjit, i cili synon ndryshimin e Nenit 115 “Lejedrejtimi dhe certifikata e aftësisë profesionale për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve” të Kodit Rrugor.
“Cilido që, duke zotëruar materialisht një mjet, ia beson ose ia jep ta drejtojë një personi të pa pajisur me lejedrejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit për një vit. Kjo masë nuk zbatohet për zotëruesin ligjor të mjetit, kur ai ka bërë njoftim apo denoncim të administruar në organet e policisë për humbje, marrje ( vjedhje ) apo grabitje të mjetit”, - thuhet në pikën 15, të Nenit 115, sipas modifikimit që parashikohet nga Neni 23 i draftit të projektligjit.
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)