A do të ndodhë çmontimi i korrupsionit nga Gjykata e Vlorës? Për të gjithë është e kuptueshme se problemi i integrimit të Shqipërisë në BE është sfida e politikës që nuk i përket as të djathtës dhe as të majtës.
Integrimi deklarohet me eufori nga të dy krahët, por dhe pse dera e BE-së është e hapur ky proces mund të pengohet lehtësisht nga të dy drejtuesit, nëse ata humbasin nga përfitimet që ju siguron mugëtira aktuale dhe realisht nuk kanë interes për integrimin euroatlantik.
Lidhur me kriteret për të merituar përafrimin në BE shih http://ec.europa.eu/enlargement/policy/conditions-membership. Nuk mund të mohohet fakti se për këtë shkak; populli prej vitit 2009 -2012 ka humbur disa herë shansin e integrimit duke mbetur pas Serbisë dhe pas Malit të Zi, si vende kandidate në Bashkimin Europian.
Integrimi është proces zhvillimi nga i cili përfiton populli i Shqipërisë dhe Kombi Shqiptar, por ai kërkon angazhimin e sinqertë dhe serioz të drejtuesve të PD-së dhe PS-së, kërkon pjesëmarrjen të mazhorancës dhe të opozitës, jo vetëm në organizimin e zgjedhjeve të lira, por dhe për votimin e ligjeve, për veprime efektive në luftën ndaj korrupsionit, për garantimin e pronës dhe titujve të pronësisë.
Në kushtet e Shqipërisë, të anarkisë dhe të standardeve korruptive me pronat, kusht për integrim, pa dyshim, është respektimi i detyrimeve kushtetuese dhe kthimi në origjinë i pronës së konfiskuar nga diktatura në përputhje me përcaktimet e nenit 181/2 të Kushtetutës në fuqi.
Ky proces lehtësohet nga një gjyqësor i pavarur dhe i pakorruptuar që gjithashtu është kërkesë bazë për të hyrë në derën e madhe të BE.
Që çdokush të bindet për pasojat e politikës populiste të vendimeve dhe të ligjeve për pronat me karakter elektoral dhe korrupsionit me pronat, ku z. Sali Berisha drejtuesi absolut i PD-së, ka pasur rrolin primar, mjafton të shikosh realitetin me pronat në zonat turistike.
Ky mentalitet antipronar i tij në bazë është shfrytëzuar nga të dy krahët për qëllime të dobëta pragmatiste dhe pasojat dihen.
Kthimi i pronës nga disa politikanë është cilësuar si çështje me rëndësi kombëtare dhe sipas dokumenteve të detajuara edhe prej shoqatës së pronarëve në faqen e internetit www.defendingproperty.com është kusht për integrimin, që po vazhdon të shkelet nga Qeveria dhe politikanët.
Për shkak të qëndrimit grabitës me pronat e pronarëve prej 20 vjetësh po prishen vlerat dhe standardet e mira morale që e kanë karakterizuar popullin shqiptar lidhur me respektimin e pronës dhe ndëshkimin e përvetësuesit të pronës së tjetrit.
Diktatura e shpronësoi pronarin, por pronën e tij e vuri në dispozicion të mirëqenies së shoqërisë. Dihen shkaqet e falimentimit dhe degjenerimit të atij sistemi, por në këto 20 vjet, pavarësisht nga arritjet në disa tregues, prona është trajtuar shumë më keq se në kohën e diktaturës komuniste.
Në këto 20 vjet prona e shtetëzuar dhe prona që i përket shtetit u trajtua sipas udhëzimeve të Katovicës. Këto prona u vënë në dispozicion të pasurimit të elitës politike dhe të interesave të saj klanore ekektorale. Prona u shndërrua shpejt në burim korrupsioni për të gjitha hallkat e administratës dhe mos mbajtja e përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara është bërë e zakonshme. Kjo situatë bie ndesh me kërkesat e BE-së për integrimin.
Kalova nga Gjykata e Rrethit Vlorë dhe mësova se po gjykohet prona e familjes Boçari, që e kam ndjekur prej kohe. Familja Boçari disponon dokument të blerjes së pronës në Jonufër –Uji i Ftohtë në vitin 1929 dhe dokumentet e shtetëzimit të po asaj prone në vitin 1947 që nuk janë kontestuar asnjëherë.
Kufijtë e pronës sipas dokumentacionit hartografik të vitit 1940 të ndërtimit të “Bazës Navale” në terren përcaktohen me gabim plus minus 2 metro linearë. Për shkak të pozicionit dhe vlerave të mira turistike kjo përfaqëson një shembull të pakundërshtueshëm të korrupsionit.
Kjo pronë është mbajtur peng nga Kryetarët e Komisioneve të Kthimit të Pronave dhe ato të Agjencisë së Tiranës gjatë këtyre 19 vjetëve.
Faktin se këto zyra në vend të kthimit të pronës tek i zoti kanë funksionuar për moskthimin e pronës tek i zoti e evidentojnë vendimet nr.58, dhe nr.59, datë 31.8.2007 me të cilat Komisioni Kthimit Pronave Vlorë, ka vendosur mosnjohjen e të drejtës së pronësisë së trashëgimtarëve ligjorë të Eshref dhe Mynevere Boçari për dy sipërfaqe, respektivisht nga 950 vreten dhe 150 vreten.
Këtë vendim e ka miratuar edhe AKKP Tiranë. Nuk mund të ketë asnjë alibi apo justifikim për këto vendime kaq arbitrare për faktin për trashëgimtarët e subjekteve të shpronësuar në zbatim të ligjit Komisioni vendos për kthim ose kompensim, por jo vendim për mosnjohje të së drejtës së pronësisë.
Pronarët kanë gati 20 vjet që sorollaten nga administrata, por dhe gati 14 vjet që riciklohen nga një gjykatë në tjetrën. Ligji 8053/1995, neni 2, si dhe neni 3 i ligjit 57/2012 përcakton qartë se pronat e ish NB në zonat turistike siç është rasti i Jonufrës, i regjistrohen në pronësi vetëm subjektit të shpronësuar.
Lejet e ndërtimit që mund të jenë dhënë nga kryetarët e bashkisë në këtë zonë janë të kundërligjshme. Asnjë person i tretë me përjashtim të subjektit të shpronësuar, nuk mund të ketë dokument të ligjshëm të pronësisë së truallit dhe të ketë akt të tokës në pronësi që të jetë konform ligjit.
Shkaku për trajtimin barbar të ligjit dhe të kësaj prone nga ZRKKP Vlorë dhe Agjencia Tiranë është i qartë por askush nga ata kryetarë e Agjensisë dhe të ZRPP, që ka lejuar këtë megakorrupsion me trojet turistike nuk ka mbajtur përgjegjësi.
Trashëgimtarët e pronarit Esheref Dano Boçari për pronën e Jonufrës, janë një rast ekstrem, por nuk janë të vetmit që vazhdojnë të jenë në konflikte dhe të zhveshur nga prona e tyre e trashëguar.
E njëjta gjë po ndodh me shumë pronarë autoktonë të Bregdetit dhe për këtë shkak një grup fshatrash kanë paditur në Gjykatë Prefektin e Qarkut Vlorë për mos veprim të tij në detyrimin institucional për verifikimin e ligjshmërisë së titujve të pronësisë.
Në këto kushte përpara se të pyesim “ku shkon e Djathta dhe ku shkon e Majta” ftoj analistët dhe kolegët gazetarë të themi me zë të lartë - Pse nuk kemi shtet ligjor dhe kur pse nuk kemi gjykata të pavarura. Të presim nëse Togat e Zeza, do të veprojë për çmontimin e korrupsionit që ka “pushtuar” gjithë këtë zonë turistike.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com