Të ecësh në pasarelë, plot vetbesim, ndërsa mban veshur krijime nga më të ndërlikuarat dhe të mos biesh, është përvojë më vete, aq më tepër kur bëhet fjale për Victoria's Secret, që rreshton të gjithë botën përpara televizorit.

Kjo është arsyeja pse vetë Kendall Jenner, i kërkoi familjes së saj të mos shkonin në shfaqje. "I thashë të gjithave të qëndronin larg," tha Kendall në një intervistë për New York Daily, në prapaskenë. "Kishte shumë presion dhe unë i thashë 'mami dhe babi janë mjaftueshëm.' Nuk kam nevojë për më shumë tension, ka mjaftueshëm."

Dhe kështu bukuroshet e familjes më të famshme, respektuan vendimin e motrës së tyre, që si gjithnjë, vodhi qendrën e vëmendjes.
kendall
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)