Kush ishin tregtarët e Prefekturës
së Vlorës në vitin 1928

Kush ishin tregtarët e Prefekturës<br />së Vlorës në vitin 1928
Pjesa II
 
Në pjesën e parë sollëm në dritë listat e tregtarëve e sipërmarrësve të Prefekturës së Beratit në vitin 1928.  Sikurse përmendëm, qeveria e Zogut ua përcolli ato lista të gjitha përfaqësive të veta diplomatikë, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe fuqizimin e ndërmarrjeve e shoqërive vendase. Në këtë numër po japim listat e Vlorës.
Në to vihet re qysh në krye të herës larmia dhe gjerësia e veprimtarisë tregtare në Vlorë. Lista përmban rreth 38 tregtarë “me ma randësi”, çka,  në krahasim me qytetet të tjera të kohës, ishte tjetër tregues i ritmit të zhvillimit të Vlorës. Dhe në fakt, qyteti port kishte tradita të hershme të shkëmbimeve të mallrave, ideve e njerëzve. Si shembull marrim tregtarët hebrenj të Vlorës, të ngulur në qytet qysh në vitin 1492. Në listat e vitit 1928 gjejmë katër syresh: Nesim Levi & Shokë; Jozef Matathia; dhe Samuel Matathia. Që të tre si aktivitet kishin manifaturën.  Kurse një Vangjel Kaffia & Shokë, me gjasë edhe ky tregtar hebre, si aktivitet kishte spedicionin.

Në krye të listës së Vlorës ishte Pandeli Bezhani, që merrej me “kolonial, hekurishte, këmbim monedhash, përfaqësues, eksportator (vaj, lesh, gjalpë, etj).
Më pas kemi “P .Papa & Vllazën”, të cilët merreshin me “kolonial” dhe me eksport produktesh vendi.
Një vëllazëri tjetër ishte “Nako Lamani & Vllazën”, që merreshin me “kolonial, shërbim automobilash, e eksport prodhimesh vëndi”;
Mandej vinin Aristidh Ruci, Sadik Serra e Shahin Haruni, që merreshin secili me “kolonial” e eksporte mallrash, si dhe përkatësisht, me përfaqësime; qereste; dhe sipërmarrje punërash teknike.

tregratet e vlores

Tregtari Pandeli A. Stratti merresh kryesisht me hekurishte “(landë shtëpijash, qereste)” si dhe eksport prodhimesh vendi;
Mekategorine e veprimtarive “kolonial, dhe eksport prodhimet vendi” merreshin individualisht Kasem Serra; Llambi Çili, dhe Dhamo Bezhani.
Edhe Qerim Gumbardhi & Vllazën merrej me këto aktivitet, por ai shtonte edhe “sende automobilllash”.
Kurse me “manifaturë” merreshin Vasil Thanasi & Shokë, tregaarët hebrenj të përmendur më sipër, dhe Vllazën Doga, që ushtronin veprimtari edhe me “argjenteri dhe orëshitës”.
Në fushën e lëkurëve ishte Muharem Serra që tregtonte apo eksportonte “çdo lloj, dhe lesh”.

Theodhor Çaushi, përveç aktivitetit “kolonial” dhe shijtes së veglave të automobilave, ishte edhe përfaqësues i Agjencisë “Jadranska”.
Vëllazëria Skrami dhe Vëllazëria Papingji merreshin me “kolonial, eksporte prodhimesh vendi” dhe, i dyti, edhe me si “përfaqësues” i një shoqërie vaporash.
Edhe Shoqëria Handro & Bitri merrej me “kolonial dhe eksport prodhimesh vendi”.

Më në listë tej del edhe industrialisti i parë, një Eshref Dano, që paraqitet si pronar i Fabrikës së Miellit.
Me veprimtari eksporti prodhimesh vendi merreshin edhe Jan Hondro dhe Vllazën Th. Ndini.
Lista përfshin edhe një industrialist italian, një Giovannni Direttore & Shokë, që del si pronar i shtypshkronjës “VLORA”.

Shoqëria “Tamburlini e Monaj” merreshin me ndërtime, kurse shoqëritë Musa Jonuzi, Kristo Karbunara, Doga e Gjorga,  Hafiz Hazbiu, dhe Duni & Gjikuria merreshin me “Çerturina (qelqurina, etj.” dhe kinkalerina; Kristo Karbunara shënohet edhe si pronar i fabrikës së fanellave.

Një tjetër tregtar, Kristaq Gjyli, kishte si aktivite “kolonial, sipërmarrës punërash teknike;;kurse një Fadil Ktoni dhe një Spiro Iliadhi dalin secili si Farmacistë.
Lista mbyllet me Hilmi Çipin, aktiviteti i të cilit shënohet si “Grand Hotel Restaurant KORÇA”, dhe Petro Koleka & Shokë, aktiviteti i të ciliit jepet si “spedicionerë”.

Kopje e dokumentit jepet bashkëngjitur. Sikurse shihet, edhe pse në fillesat e veprimtarisë tregtare e kapitalise, qyteti dhe rrethi i Vlorës dalloheshin për shumëllojshmërinë e aktiviteteve. Aty gjejmë, para së gjithash, veprimtarinë industriale, me fabrikat e përmendura më parë; veprimtarinë tregtare, me shoqëritë e shumta të eksportit të prodhimeve vendase; aty gjejmë edhe fushën e përfaqësimit tregtar të bizneseve të huaja; atë të ndërtimit; hotelerisë; transport spedicionit; këmbimit të monedhave, manifaturës,;argjenderisë; qelqurina e kinkalerirave, etj.

Pasqyra e tregtarëve kryesorë të Vlorës në fund të viteve 1920 është thuajse si njëfarë radiografie që nxjerr në pah drejtimet kryesore ekonomike të rrethit e të vendit,  si dhe prirjet e zhvillimit ekonomik për mbarë rajonin Adriatikut Jugor, çka përfaqëson edhe vlerën historike të saj.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja