Kush ishte banda e Tan Kateshit

Banda që drejtohej nga Artan Kateshi, që më pas mori dhe emrin e tij, aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash dhe tashmë shumica e tyre ose kanë vdekur ose janë në burg duke vuajtur dënimin. Nga muaji gusht ‘97 forcat e policisë kishin arritur të arrestonin 3 pjesëtarë kryesorë të bandës, ndërkohë që kërkoheshin informacione për të tjerët, veçanërisht për Tan Kateshin. Do të kalonin gati 2 vjet që policia të siguronte një informacion të besuar se Kateshi me Taulant Balliun, Çajup Kasën dhe Gjergj Dedën qarkullonin në qytetin e Elbasanit. Informatori mundi të mësojë se këta kriminelë ishin duke pirë kafe në lokalin e C. A.-së në qendër të qytetit. Forcat e policisë vazhduan ndjekjen dhe arritën të kapin njërin prej tyre, Çajup Kasën, i cili i detyruar nga dara e rrethimit pranoi të dorëzohej, duke u lutur të mos e vrisnin. Pas disa ditëve ky person do të gjendej i vetëvarur në birucën e burgut 313 në Tiranë. Ndërkohë vazhdonin përpjekjet për gjetjen e Kateshit, informacioni arriti të saktësonte banesën në Tiranë, ku pas një ndërhyrjeje profesionale, pa bërë rezistencë arrihet kapja e tij. Me arrestimin e Tan Kateshit mbyllet përfundimisht odiseja e njërës prej bandave të qytetit të Elbasanit. Mbas 13 ditësh, informacioni do të orientonte policinë për vendndodhjen e Taulant Balliut, Ilir Kofshës dhe Gjergji Dedes, të cilët, në shoqërinë e dy femrave të huaja, përgatiteshin për të kaluar ilegalisht në Itali. Pjesëtarët e kësaj bande janë dënuar, ndërsa 4 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim për krimet e kryera në këtë qytet. Nga 30 persona të numëruar, 11 prej tyre u vranë, 10 u penalizuan dhe morën dënimin: Tan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi - burgim të përjetshëm, Spartak Çaushi - 14 vjet burg, Kastriot Dervishi - 17 vjet burg dhe Albert Topi - 13 vjet burg. (mapo)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari