Por kush ishte Diritan Prifti, studenti i shkëlqyer i Harvardit që u kthye në Shqipëri në vitin 1997.
Dirtan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në qytetin e Beratit ku mori edhe arsimin bazë. Studimet e larta Prifti i kreu në Universitetin e Harvardit me rezultate të shkëlqyera.
Ai u kthye në Shqipëri në vitin e trazirave, 1997 dhe u fut në politikë, ku nga 1997 deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.
Nga viti 2000 deri në vitin 2001 Prifti ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH.
Në 2005 Prifti iu bashkua LSI-së dhe në zgjedhjet Parlamentare të po atij viti fitoi mandatin si deputet në Libofshë të Fierit.
Me krijimin e LSI-së, për 6 vite Dritan Prifti do të ishte një nga figurat më të larta të kësaj force politike.
Në 2009 Prifti ishte kumbari i marrëveshjes PD-LSI, dhe po në atë vit mori postin e ministrit të Energjitikës.
Në vjeshtë të 2010 Dritan Prifti do të largohej nga Ministria e Energjitikës dhe do të ishte vetëm deputet në Parlamentin shqiptar.
Pas vitit 2013, kur edhe i mbaroi mandati i deputetit Priti do të largohej nga politika aktive, për shkak të sëmundjes së tij të rëndë.
Nga viti 2013 e më pas ai u angazhua me aktivitetin e tij privat së bashku me deputetin Tom Doshin.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com











