Kush janë 3 këngëtarët shqiptarë që
do ngjiten në skenën e 'Euro 2018'

Kush janë 3 këngëtarët shqiptarë që<br />do ngjiten në skenën e 'Euro 2018'<br>
Festivali i këngës ‘Eurovision’ do të jetë tepër i veçantë këtë vit për të gjithë shqiptarët. Kjo për faktin se këtë edicion mjaft të rëndësishëm evropian të këngës do të marrin pjesë disa këngëtarë shqiptarë. Janë tre këngëtarë shqiptarë, të cilët do të përfaqësojnë vende të ndryshme në ‘Eurovision 2018’.

I pari, siç edhe dihet, është këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili u shpall fitues në Festivalin e Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Euro 2018’. Gjithashtu, shqiptari i dytë që merr pjesë në këtë event është Ermal Meta, i cili fitoi ‘Sanremo’ dhe do të përfaqësojë Italinë.

Por në këtë ‘Eurovision’ do të jetë dhe një femër shqiptare, e cila do të këndojë për Qipron. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, e cila do të ngjitet në skenën e festivalit me flamurin e Qipros.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut