Kush janë "bosët"  e kompanitë serbe
që veprojnë në Shqipëri

Kush janë "bosët"  e kompanitë serbe<br />që veprojnë në Shqipëri
TIRANE- Energjetika është aktualisht sektori i ekonomisë shqiptare, ku serbët kanë krijuar një lloj ekskluziviteti. Së fundi, edhe kompania e naftës NIS, 51 për qind të së cilës i zotëron Gazpromi rus, njoftoi përgatitjet për ekspansion të saj në industrinë shqiptare të hidrokarbureve. Ndërkohë, bizneset nga ky vend shesin në Shqipëri kompjuterë me shumicë, edhe në kontrata qeveritare; zotërojnë këtu njerin prej rrjeteve më të përhapura të supermarketeve, shesin pajisje elektroshtëpijake, ilaçe, pa harruar tregtinë e armëve.

Vojin Lazareviç mund të konsiderohet si bossi i padiskutueshëm i tregtisë së energjisë, nëpërmjet partneritetin me serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, që tashmë është i afërt me familjen e kryeministrit Berisha. Në këtë aferë, ata bashkëpunojnë me një tjetër menaxher të energjetikës serbe, Hamoviçin. Në lojë ndodhen kompanitë Rudnap, Gen I dhe EFT. Lazareviçi, përveç përfshirjes në treginë e energjisë elektrike, është ortak me Fazlliçin edhe në ndërmarrjen e këtij të fundit ALPHA, qendra e së cilës ndodhet në Porto Romano, ku janë angazhuar edhe në biznesin e hidrokarbureve. Emra të tjerë ortakë të tyre figurojnë Aleksandar Skuliç, Sandra Berberoviç, etj. Lazareviçi është i regjistruar edhe në kompaninë Crown, gjithnjë krahas Fazlliçit.

Personazhe të tjerë serbe në Shqipëri janë Sllobodan Subotiç e Jovo Raduloviç të kompanisë Alser, që ka licensë për ndërtime fabrikash e HEC-esh, Sllobodan Petroviç, që operon në fushën e pronësisë intelektuale, Vojisllav Petroviç i kompanisë farmaceutike Vass-Med apo Boban Klikovac e Veselin Kovaçeviç të kompanisë Bemax. E pranishme në Tiranë është edhe zyra e kompanisë ajrore JAT Airways, e përfaqësuar nga Bozhidar Ljubenoviç.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e importit të misrit, lulediellit apo sheqerit vjen në Shqipëri nga "hambari" serb i Vojvodinës, megjithëse në rajon dhe përtej tij gjenden cilësi dhe çmime më të leverdisshme për këto artikuj. Në rastin e misrit, vihet re se, në vitin 2005, importi i tij rezultonte i ulur 0,3% në krahasim me vitin 2004, por tendenca filloi të kthehej menjëherë për keq në 2006-ën. Këtë vit, në krahasim me 2005-ën, rezultoi një rritje në masën 57% dhe tendenca ka vazhduar edhe vitin e mëpasëm. Gjatë 2007-ës, importi i misrit rezultoi 89% më i lartë se një vit më parë, gati dyfish. Ndërkohë, produkteve nga Kosova në Shqipëri u janë vënë tarifa doganore, që i pengonin hyrjen, ku shembulli më famëkeq ishte "lufta e patates" midis dy vendeve.

(Shkrimi u publikua me 28 tetor 2012 ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve