Kampioni i boksit, Florian Marku është një nga sportistët më të komentuar dhe të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrejtin social “Instagram” ai ka bërë të ditur se do bëhet përsëri baba, kësaj radhe i një vajze.
“Kush ka vajza botën ka! Presim vajzë,", shkruan Marku në Instagram.
Boksieri është babai i një djali i cili quhet Matin dhe në të njëjtën ditë, në ditëlindjen e bashkëshortes dhe të djalit të tij ai ndau lajmin e mirë me ndejkësit, duke zbuluar dhe gjininë e fëmijës së tij të dytë, teksa ka postuar dhe disa fotografi dhe video nga festa.